☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,796 ▲ +0.55% ETH $2,268 ▲ +1.07% XRP $1.2495 ▼ -0.5% SOL $95.6300 ▼ -1.27%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Tensionet në rajon, Hoxha reagon ndaj Vuçiçit: Mos ringjallni ndasitë e së kaluarës!

“Çdo angazhim i yni, koordinim dypalësh, tripalësh apo më shumë nuk duhet të shqetësojë askënd e as të përdoret nga askush, në rajon apo jashtë tij, për të justifikuar militarizimin e vendit e shoqërisë e aq më pak për t’i fryrë zjarreve të rrezikshme të luftërave dhe për të rikthyer thirrjet arkaike për fitore e përkatësi territoriale”

Me këto fjalë iu përgjigj të hënën ministri i jashtëm Ferit Hoxha deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dy ditë më parë, gjatë një ceremonie të Forcave të Armatosura në Banjicë ku tha se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë formuar aleancë kundër Serbisë në rajon, dhe për këtë arsye paralajmëroi ditë të vështira.

“Ata po formonin aleanca kundër nesh në rajon, ne i kuptuam këto lëvizje dhe filluam të ofrojmë atë që nevojitej. Në kohën e sotme të trazirave dhe mungesës së ligjit ndërkombëtar, në një kohë kur Karta e OKB-së nuk po zbatohet, ju jeni garantuesi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Serbisë. Ditët e përgjegjësisë ju presin, ditë më të vështira po vijnë, për këtë jeni trajnuar”, tha Vuçiç të shtunën.

Por për ministrin Hoxha, Serbia nuk duhet të ringjallë ndasitë e së kaluarës për të ushqyer tensione në rajon dhe të cënojë kështu të ardhmen e përbashkët europiane të rajonit

“Asnjë përpjekje për të ringjallur ndasitë e së kaluarës, për të ushqyer tensione apo për të penguar proceset e pajtimit dhe bashkëpunimit nuk do të mund ta tërheqë zvarrë rajonin dhe as të cenojë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, tha Hoxha.

Marrëveshja ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë u nënshkrua në mars të 2025 dhe që prej asaj kohe, Beogradi e ka cilësuar si një aleancë kundër tij, duke e përdorur edhe si justifikim për shtimin e kapaciteteve ushtarake nga Kina dhe Rusia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.