☁️
Tiranë 34°C · Vranët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 69.49 ▼3.38%
ARI 4,060 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
₿ CRYPTO
BTC $59,222 ▼ -3.25% ETH $1,537 ▼ -6.07% XRP $1.0191 ▼ -5.09% SOL $68.8800 ▲ +0.97%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 69.49 ▼3.38 % ARI 4,060 ▲0.31 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 69.49 ▼3.38 % ARI 4,060 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147 EUR/USD 1.1362 EUR/GBP 0.8617 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.3641 EUR/MKD 61.6930 EUR/RSD 117.3967 EUR/TRY 52.9539 EUR/JPY 183.85 EUR/CAD 1.6147
26 Jun 2026
Breaking
Kronika

Tërmetet në Venezuelë, Japoni dhe Kaliforni, sizmiologu tregon nëse ka ndikim në vendin tonë

Rasti i tërmetit shkatërrues në Venezuelë dhe tërmeteve të forta në Japoni dhe Kaliforni ditën e djeshme na kujtuan sesa e brishtë është toka ku jetojmë, duke ngritur natyrshëm pyetjen nëse këto lëkundje në distanca kaq të largëta kanë ndonjë lidhje mes tyre dhe nëse Shqipëria, me një histori të fortë sizmike, mund të ndikohet nga kjo paqëndrueshmëri e nëntokës që goditi këto vende.

Për të shpjeguar shkencërisht këtë fenomen dhe për të sqaruar nëse duhet të shqetësohemi pas lajmeve të tilla, i ftuar këtë të premte, më 26 korrik, në një lidhje direkte për emisionin “Aldo Morning Show” nga Tokio e Japonisë, ishte sizmiologu Edmond Dushi.

Ai theksoi se tre tërmetet e forta sipas tij përbëjnë një rastësi të pazakontë që nuk mund të shpjegohet në mënyrë të drejtpërdrejtë gjeologjike.

“Është një rastësi shumë e çuditshme. Ka një distancë shumë të madhe në aspektin tektonik ndërmjet këtyre rajoneve dhe këto pllaka që kanë marrë pjesë në çlirimin e kësaj energjie janë krejt të ndryshme nga njëra-tjetra…Duke qenë se ndodhen në pllaka të ndryshme tektonike, për rrjedhojë dhe mekanizmi i gjenerimit të tyre është i ndryshëm. Secila nga vatrat ka natyrë, gjeometri dhe çlirim energjie jo të njëjtë nga njëra tjetra.”

Sipas tij, shkenca pranon se një tërmet i madh mund të ndikojë në aktivizimin e një tërmeti tjetër, por vetëm në zona të afërta dhe jo në distanca të mëdha.

“Diku afër zonës ku ka ndodhur një tërmet kemi një thyerje tektonike, e cila është afër limitit të saj dhe është duke u përgatitur që shumë shpejt të ndodhë një tërmet. Energjia e çliruar nga tërmeti në një zonë tjetër mund të nxisë që ky tërmet të ndodhë para kohe. Kjo njihet në sizmiologji si trigërim dinamik. Në distanca të afërta kjo është më efektike, që do të thotë në zona të vogla apo në afërsi të njëra tjetrës, këto tërmete mund të ndikojnë shumë.”

Ai shtoi gjithashtu se ndodhej në Japoni kur tërmeti me magnitudë 6.9 ballë goditi vendin dhe se përjetimi nuk ishte dramatik, pavarësisht lëkundjeve të ndjeshme.

“Valët sizmike i numëruam një për një por nuk ka pasur asnjë efekt dhe nuk ka pasur asnjë lloj dëmi për arsye se këtu ndërtojnë shumë mirë dhe është kryesisht kjo pjesë që i mbron. Këtu jeta është krejt normale, vazhdojnë punën normalisht. Nuk na udhëzuan fare që të dilnim jashtë nga ambjentet. Gjakftohtësia që shfaqin lë të nënkuptuar që janë shumë të edukuar në këtë aspekt.”

Sizmiologu theksoi rëndësinë e ndërtimeve cilësore, duke kujtuar se tërmetet janë fenomene natyrore të pashmangshme që kanë ekzistuar gjithmonë. Sa i përket Shqipërisë, ai u shpreh se thyerjet tektonike janë më të kufizuara dhe se tërmetet zakonisht janë më të moderuara, megjithatë mbeten një fenomen që kërkon vëmendje të vazhdueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.