☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.36 ▼3.61%
ARI 3,924 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,411 ▲ +0.66% ETH $2,293 ▲ +1.1% XRP $1.2565 ▲ +0.08% SOL $95.0600 ▼ -0.65%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Territorialja/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, PS braktisin sallën, qytetari sulmon kryetarin

Këshilli Bashkiak i Maliqit u mblodh sot jashtë radhe me kërkesë të palës opozitare, por pas 20 minutash diskutime, nuk u arrit në një vendim pro apo kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkimit me atë të Korçës, sipas propozimit të PS.

Kjo mbledhje u organizua pas konsultimeve publike në të gjitha njësitë vendore të bashkisë. Përfundimi i mbledhjes erdhi nga anëtarët e PS, të cilët boshatisën sallën. Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të këshillit bashkiak Maliq për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.

“Komuniteti është shprehur 95-97% kundër bashkimit territorial. Në çdo krushqi, ka një vajzë dhe një djalë. Deri tani është pyetur Maliqi vetëm se çdo të bëjë se çfarë do të bëjë. Korça nuk ka asnjë prononcim, a na duan ata ne të shkojmë të bëjmë këtë martesë? Ky këshill e ka mbaruar legjitimitetin”, tha këshilltari i djathtë.

“Ulu atje! Kush e mbyll mbledhjen? Ulu shpejt!”

“Luani me popullin ju? Ç’bëhet kështu?”

“Si s’ju vjen turp more?”, kundërshtuan qytetarët.

Reforma Territoriale ka nxitur debate e diskutime të mëdha si në publik ashtu dhe në skenën politike. Propozimi i Partisë Socialiste për uljen e numrit të bashkive në 46 nga 61 që janë aktualisht, ka çuar në protesta nga ana e qytetarëve si dhe kundërshti nga bashki nën drejtimin e PS.

Ky konsolidim territorial, sipas PS, nuk sjell “zhdukjen” e asnjë bashkie, por çdo qendër e prekur nga ky proces do të ketë përfaqësim institucional përmes nënkryetarit përkatës dhe përfaqësimit në këshillin bashkiak.

Nga ana tjetër, në draftin e Partisë Demokratike propozohet krijimi i 100 bashkive dhe 6 rajoneve, duke parashikuar shtimin e 39 njësive të reja vendore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.