☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.78 ▼2.25%
ARI 3,916 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,498 ▲ +0.94% ETH $2,291 ▲ +0.87% XRP $1.2577 ▲ +0.03% SOL $95.0800 ▼ -0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.78 ▼2.25 % ARI 3,916 ▲0.44 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.78 ▼2.25 % ARI 3,916 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Glyfada të Athinës i ka marrë jetën tre të rinjve shqiptarë me origjinë nga Fieri, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 02:00 në bulevardin “Poseidonos”, në kryqëzimin me rrugën “Kalypsous”, kur automjeti me të cilin udhëtonin pesë të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me forcë me një mur betoni pranë një hoteli. Përplasja shkaktoi shkatërrimin e plotë të mjetit, duke kërkuar ndërhyrjen e tetë efektivëve të zjarrfikëses për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet greke dhe raportimeve lokale:

Viktimat: Tre prej pasagjerëve nuk u mbijetuan dot plagëve, mes të cilëve një 23-vjeçar, një 26-vjeçar dhe një person i tretë, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

Të plagosurit: Dy të mbijetuarit janë të dy të moshës 18-vjeçare. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është i intubuar, ndërsa tjetri po merr trajtim intensiv për dëmtime të shumta.

Policia Rrugore greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Nga verifikimet e deritanishme nuk rezulton të jetë përfshirë ndonjë automjet tjetër në aksident.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.