🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 89.32 ▼0.07%
ARI 4,211 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,234 ▼ -0.71% ETH $2,669 ▼ -0.82% XRP $1.5000 ▼ -0.19% SOL $118.6900 ▼ -0.23%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 89.32 ▼0.07 % ARI 4,211 ▲0.76 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 89.32 ▼0.07 % ARI 4,211 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Politika

Turi ballkanik/ Von der Leyen mbërrin sot në Tiranë, në fokus procesi i integrimit evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë këtë të mërkurë (30 shtator) në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor. Sipas agjendës së publikuar nga Komisioni Evropian, gjatë qëndrimit në Tiranë, Von der Leyen do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të vendit, ndërsa më 1 tetor do të vijojë vizitën në Prishtinë.

Në Kosovë, presidentja e Komisionit Evropian do të zhvillojë takime të veçanta me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Po më 1 tetor, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Podgoricës, ku pritet të takohet me drejtuesit e Malit të Zi dhe të diskutojë mbi procesin e integrimit evropian të vendit.

Turneu do të përmbyllet më 2 tetor në Shkup, ku presidentja e Komisionit Evropian do të zhvillojë takime me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut. Në fokus të këtij turi do të jenë hapat e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe përparimi i procesit të integrimit gradual të rajonit.

Një tjetër temë e rëndësishme do të jetë Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, përmes të cilit BE synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe afrimin gradual të vendeve të rajonit me tregun dhe strukturat evropiane.

Ky është turi i gjashtë i Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor. Gjatë vizitave, ajo pritet të vizitojë edhe projekte të financuara nga Bashkimi Evropian në vendet e rajonit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.