🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 31 July 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.74 ▲1.38%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,978 ▼ -2.84% ETH $1,868 ▼ -2.81% XRP $1.0632 ▼ -2.4% SOL $73.1800 ▼ -2.04%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.74 ▲1.38 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.74 ▲1.38 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Kronika

VIDEO / Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkingun nëntokësor. Çfarë ndodhi?

Shërbimi Zjarrfikës i Tiranës është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme një thirrje për ndërhyrje në parkimin nëntokësor te Xhamia e Namazgjasë dhe ka mbërritur në vendngjarje në kohë rekord, duke shuar zjarrin që kishte rënë në katin -1.

Pas njoftimit të marrë nga Salla Operative 128 për një zjarr të rënë në parkingun e Xhamisë së Namazgjasë, automjeti zjarrfikës i Stacionit të 21 Dhjetorit u nis menjëherë drejt vendngjarjes.

Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes profesionale të efektivëve, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua në katin -1 të parkingut, aty ku ndodhej automjeti i përfshirë nga flakët. Siç shihet nga pamjet, zona është mbushur me tym.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, u shmang përhapja e zjarrit te mjetet e tjera në parking dhe dëmet u kufizuan në minimum në furgonin që kishte shpërthyer në flakë, duke garantuar sigurinë e qytetarëve dhe pronës së tyre.

Ky rast dëshmon edhe një herë se njoftimi i menjëhershëm dhe mbërritja sa më e shpejtë e forcave zjarrfikëse janë vendimtare për shpëtimin e jetëve dhe minimizimin e dëmeve.

Megjithatë, në pamjet që publikon Shërbimi Zjarrfikës i Tiranës, bie në sy një papërgjegjshmëri e theksuar e drejtuesve të automjeteve të cilët pavarësisht sinjalizimit me drita dhe sirenat e emergjencës, nuk lirojnë korsinë për zjarrfikësen.

Shërbimi Zjarrfikës është në gatishmëri 24 orë në 24, në shërbim të jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve, ndaj kërkon bashkëpunimin e çdo drejtuesi mjeti për të mos bllokuar rrugën gjatë lëvizjes së automjeteve zjarrfikëse.

Hapja e korsisë dhe krijimi i rrugës së lirë për mjetet e emergjencës mund të bëjë dallimin mes një ngjarjeje të kontrolluar në kohë dhe një tragjedie. Shërbimi Zjarrfikës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, në çdo rast zjarri apo emergjence, të njoftojnë menjëherë në numrat pa pagesë 128, 129 ose 112.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.