🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.55 ▼1.2%
ARI 4,073 ▲0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,049 ▼ -1.31% ETH $2,310 ▼ -2.36% XRP $1.2990 ▼ -3.24% SOL $99.8800 ▼ -2.03%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.55 ▼1.2 % ARI 4,073 ▲0.52 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Vizita e Begajt në Luginën e Preshevës trazon Serbinë! Studentët denoncojnë heshtjen e mediave, ja qëndrimi i Vuçiç

Presidenti, Bajram Begaj ka vizituar së fundmi Luginën e Preshevës, popullsia e së cilës është me shumicë shqiptare etnike. Vizita e Begajt në Serbi ka sjellë reagime teksa studentët e Universitetit të Novi Sadit kanë kërkuan të dinin se përse nuk ishte njoftuar vizita e presidentit shqiptar si dhe kërkuan të dinin pse mediat e lidhura me regjimin serb nuk raportuan vizitën e Begajt.

Grupi joformal i Studentëve të Fakultetit të Drejtësisë në Bllokadë tha në postimin e tij në Instagram se Presidenti i Shqipërisë nuk bëri një vizitë zyrtare në Beograd, por shkoi në qytetet e Bujanocit dhe Preshevës i shoqëruar nga policia serbe dhe një njësi sigurie e armatosur me armë automatike. Sipas tyre Begaj u prit nga zyrtarë vendas dhe flamuj shqiptarë.

“Begaj erdhi në Serbinë jugore nën velin e errësirës mediatike sikur të ishte në shtetin e tij. Më vonë morëm një deklaratë nga kryetari i bashkisë së Preshevës ku thuhej se Presheva dhe lugina e Preshevës janë pjesë e patjetërsueshme e botës shqiptare”, thuhej në postim.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nga ana tjetër njoftoi sot se homologu i tij kishte marrë të gjitha lejet e nevojshme nga Beogradi për të vizituar jugun e Serbisë.

“Ata kanë bërë kërkesën në mënyrë të rregullt dhe kanë marrë të gjitha lejet nga autoritetet serbe. Bëhet fjalë për presidentin e Shqipërisë, e jo për presidentin e diçkaje tjetër”, tha Vuçiç.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të agjencisë JUGpress nëse personat e armatosur me armë të gjata që siguruan qëndrimin e Begajt në Bujanoc ishin “tanët apo të tyret”, Vuçiç u përgjigj shkurt: “Tanët.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.