☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.89 ▼3.1%
ARI 3,910 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,475 ▲ +0.81% ETH $2,301 ▲ +1.44% XRP $1.2554 ▲ +0.28% SOL $95.0900 ▼ -0.52%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.89 ▼3.1 % ARI 3,910 ▲0.28 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.89 ▼3.1 % ARI 3,910 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: BDI e nxori studentin në rrugë, ne po i bëjmë të gjitha provimet në gjuhën shqipe

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “BDI-së i shkoi huq edhe një tentim”, duke iu referuar protestës së studentëve.

“Asgjë nuk po u shkon për dore. Provuan me tenda në shesh, gjoja për mbrojtjen e gjuhës shqipe, e përfunduan me non grata. Provuan me letra drejtuar ndërkombëtarëve dhe morën zero përgjigje. Provuan me mashtrimin politik të quajtur “referendumi” dhe humbën me 10 komuna në konto të VLEN-it. Në fund, tentuan të shpëlahen në kurriz të studentëve. Edhe kjo u dështoi. Protesta përfundoi, por maskat ranë për të satën herë. Mund të bërtasin sa të duan, por e vërteta është një”.

“Studentët kërkuan provimin e jurisprudencës në shqip, një mundësi që deri sot nuk ka ekzistuar. VLEN iu qas këtij problemi në rrënjë. Prandaj, zgjidhja nuk do të ndalet vetëm te jurisprudenca. Të gjitha provimet profesionale do të mund të jepen edhe në gjuhën shqipe”.

“Kur VLEN e merr një problem në dorë, ai nuk mbetet në sirtar. Provimet profesionale mjekësore u zgjidhën. Edukatoret në çerdhe e morën të drejtën e tyre. Medreseja mori zgjidhje dinjitoze. Kazinotë po largohen prej aty ku nuk e kanë vendin. Kështu punohet kur ka vullnet. Problemet që BDI i la peng me vite, VLEN po i mbyll një nga një. Gjithçka që la BDI këto 20 vite, janë çështje o të pazgjidhura ose gjysmake”, thonë nga VLEN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.