🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 21 April 2026
S&P 500 7,123 ▲0.19%
DOW 49,700 ▲0.52%
NASDAQ 24,451 ▲0.19%
NAFTA 87.20 ▼0.25%
ARI 4,789 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,953 ▲ +1.08% ETH $2,306 ▼ -0.35% XRP $1.4317 ▲ +0.56% SOL $85.4000 ▲ +0.24%
S&P 500 7,123 ▲0.19 % DOW 49,700 ▲0.52 % NASDAQ 24,451 ▲0.19 % NAFTA 87.20 ▼0.25 % ARI 4,789 ▼0.82 % S&P 500 7,123 ▲0.19 % DOW 49,700 ▲0.52 % NASDAQ 24,451 ▲0.19 % NAFTA 87.20 ▼0.25 % ARI 4,789 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

VLEN: Konsensus i plotë për Ligjin për arsimin e lartë, universitetet shqiptare nuk do të anashkalohen

Në takimin e sotëm me partnerët e koalicionit qeveritar, arritëm dakordësi të plotë për versionin final të pakos së ligjeve për reforma në arsimin e lartë, një hap i rëndësishëm drejt një sistemi më të drejtë, më cilësor dhe më gjithëpërfshirës, thonë nga koalicioni VLEN.

Nga VLEN theksojnë se këto reforma nuk janë thjesht ndryshime ligjore, por një angazhim konkret për të ndërtuar një të ardhme akademike të qëndrueshme dhe konkurruese.

“Heqja e H-Indeksit si kriter bazë për përzgjedhjen e kuadrit akademik është një vendim i drejtë, që reflekton realitetin dhe nevojën për vlerësim më të balancuar dhe meritokratik. Si rrjedhojë e kësaj, asnjë i punësuar nuk do të humbasë vendin e punës. Përkundrazi, do të krijohen mekanizma të rinj që stimulojnë zhvillimin profesional dhe avancimin e kuadrit akademik. Universitetet do të kenë më shumë hapësirë për zhvillim cilësor dhe autonomi funksionale.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, përfaqësuesit e VLEN kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me rektorë dhe profesorë, duke siguruar që kërkesat reale të universiteteve, veçanërisht atyre shqiptare, të reflektohen drejtpërdrejt në këtë reformë. Vendimi që rangimi për organizimin e ciklit të tretë të bëhet nga universitetet më të mira është një standard që rrit cilësinë, ku universitetet në gjuhën shqipe do të jenë pjesë aktive dhe konkurruese.

VLEN është garantues se me këtë ligj universitetet në gjuhën shqipe jo vetëm që nuk do të dëmtohen apo anashkalohen, por do të vendosen në një pozitë të barabartë dhe dinjitoze me të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë në vend. Rast konkret kemi edhe investimin historik rreth 40 milion euro për kampusin e “Nënë Terezës”. Synimi ynë është i qartë, universitetet në gjuhën shqipe të jenë në krye, të fuqizuara dhe konkurruese në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, thonë VLEN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.