🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 72.96 ▼0.34%
ARI 4,107 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $62,976 ▼ -1.8% ETH $1,675 ▼ -3.12% XRP $1.1096 ▼ -1.63% SOL $70.2100 ▼ -2.05%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.96 ▼0.34 % ARI 4,107 ▼1.01 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 72.96 ▼0.34 % ARI 4,107 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

VLEN: Qëndrimi i BDI-së kundër shfuqizimit të qeverisë teknike është përpjekje për të shtrembëruar realitetin politik

Koalicioni VLEN sot ka reaguar ndaj qëndrimit të BDI-së, e cila doli kundër shfuqizimit të qeverisë teknike.

Koalicioni VLEN sot ka reaguar ndaj qëndrimit të BDI-së, e cila doli kundër shfuqizimit të qeverisë teknike.

Nga atje thonë se qëndrimi i BDI-së është hipokrizi e pastër dhe përpjekje për të shtrembëruar realitetin politik. Qeveria teknike nuk ishte ndonjë standard demokratik për t’u mbrojtur sot, por një zgjidhje emergjente e imponuar nga një krizë e thellë politik, krizë që erdhi si rezultat i bashkëqeverisjes së komprometuar dhe skandaleve të rënda ku BDI ishte pjesë, në partneritet me regjimin e Nikolla Gruevskit.

“Le të kujtojmë pse u krijua kjo qeveri: për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në një moment kur shteti ishte i kapur nga përgjime masive, abuzim me pushtetin dhe një krizë e thellë besimi. Pra, ishte një mekanizëm i përkohshëm për të rikthyer minimumin e demokracisë, jo një model për t’u ruajtur pafundësisht.

Sot, BDI përpiqet ta paraqesë atë si “arritje që duhet mbrojtur”, duke fshehur faktin se vetë ishte pjesë e problemit që e bëri të nevojshme një zgjidhje të tillë. Madje, në vitin 2023, po e njëjta BDI ka dhënë miratim për heqjen e qeverisë teknike. Andaj lind pyetja e drejtpërdrejtë: a u konsultua BDI-ja me ndërkombëtarët kur kërkoi heqjen e Qeverisë teknike në vitin 2023?

Konteksti i vitit 2015 nuk ekziston më. Nuk jemi më në atë realitet krizash politike, tensionesh sigurie dhe kolapsi institucional. Përkundrazi, sot me qeverisjen e VLEN kemi një realitet tjetër: procese zgjedhore të njohura ndërkombëtarisht, mbikëqyrje më të fortë institucionale dhe standarde më të larta demokratike. Si anëtare e NATO-s, vendi ka hyrë në një fazë të re stabiliteti dhe përgjegjësie shtetërore. Madje, zgjedhjet lokale të vitit të kaluar u vlerësuan si ndër më demokratiket në historinë e vendit.

Kjo e bën qeverinë teknike jo vetëm të panevojshme, por edhe të tejkaluar. Të insistosh sot në një mekanizëm krize është përpjekje për të mbajtur peng zhvillimin demokratik dhe për të shmangur përgjegjësinë në një sistem normal politik”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.