☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,727 ▲0.67%
DOW 53,685 ▲0.41%
NASDAQ 26,485 ▲1.36%
NAFTA 82.26 ▲0.04%
ARI 4,645 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,730 ▲ +3.84% ETH $2,527 ▲ +3.6% XRP $1.4635 ▲ +7.15% SOL $107.5300 ▲ +12.57%
S&P 500 7,727 ▲0.67 % DOW 53,685 ▲0.41 % NASDAQ 26,485 ▲1.36 % NAFTA 82.26 ▲0.04 % ARI 4,645 ▼0.17 % S&P 500 7,727 ▲0.67 % DOW 53,685 ▲0.41 % NASDAQ 26,485 ▲1.36 % NAFTA 82.26 ▲0.04 % ARI 4,645 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Zaev: Gruevski, pazar me Ahmetin për rastet e Hagës

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev publikoi sot bombën e XVIII, me të cilën siç thotë ai, dëshmohet patriotizmi i rrejshëm i Gruevskit. Zaev publikoi telefonata të kryeministrit Nikolla Gruevski duke porositur votimin për mbylljen e rasteve të Hagës dhe sjelljen e ligjeve për përdorimin e gjuhës dhe flamurit, pasi siç thotë Gruevski në njërën nga telefonatat, ashtu është marrë vesh me BDI-në e Ahmetit. Gruevski kërkon të mos përfshihet në këto 3 raste për të mos dëmtuar rejtingun e tij personal, dhe përgjegjësinë e hedh mbi Kuvendin dhe deputetët e partisë së tij.

“Sot do të zbardhim edhe një fytyrë të Nikolla Gruevskit. Sot do të heqim edhe një maskë të tij, atë më të dashurën për të, maskën e patriotit të madh, Nikolla Gruevskit. Sot do të dëgjoni se çfarë mashtruesi politik dhe manipulues është Gruevski. Nga bisedat që do ti publikojmë në këtë konferencë, do të bindeni se për qëndrimin në pushtet, Gruevskit nuk i interesojnë interesat kombëtare maqedonase, për të cilat kryqëzohet para qytetarëve maqedonas, as i interesojnë ligjet, as bashkëpunëtorët e tij, nga ministrat tek deputetët”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Në bisedat telefonike, sipas LSDM-së, Gruevski merret vesh me koordinatoren e grupit parlamentar Sillvana Boneva për rrjedhën e procedurës, ndërsa Stavrevski dhe Jankullovska në bisedat mes tyre shprehen të pakënaqur për shkak se Gruevski ka toleruar shumë gjatë bisedimeve për koalicion.

Ministri i atëhershëm i drejtësisë Mihajllo Manevski dhe zëvendësja e tij Biljana Brishkovska refuzojnë të firmosin mendimin e Qeverisë për interpretimin autentik të Ligjit për amnisti, me të cilin u mbyllën rastet e Hagës. Gjatë bisedës me Jankullovskën, Brishkovska shpjegon se kjo çështje nuk mund të rregullohet me interpretim autentik. Megjithatë vendosin që në interes të marrëveshjes së koalicionit, ti kryejnë procedurat e nevojshme dhe ta dërgojnë ligjin në Kuvend.

Zaev publikoi bisedat mes ministrave Stavrevski dhe Jankullovska, të cilët refuzojnë të marrin pjesë në seancën e votimit të amnistisë së rasteve të Hagës. Ata binden vetëm nga urdhri i sekretares së kryeministrit Gruevski, e cila u shkruan me porosi të Gruevskit. Në një nga bisedat, Trajko Veljanovski dhe Jankullovksa i quajnë “indianë” deputetët.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Zaev tha se Prokuroria nuk ka asnjë dëshmi për veprën penale në rastin “Puçi”, që i ngarkohet kreut të opozitës. Sa i përket veprës penale “spiunim” dhe bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete, e vetmja dëshmi sipas Zaevit është një letër e shkruar për “Nju Jork Tajms”, që nuk është dërguar asnjëherë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.