☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.77% ETH $2,268 ▲ +1.2% XRP $1.2528 ▲ +0.54% SOL $95.6400 ▼ -0.43%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore zhvilloi Tryezën Teknike mbi Parandalimin dhe Reagimin ndaj Keqpërdorimit të Burimeve Administrative në Proceset Zgjedhore.

Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, u shpreh se synimi është që puna e tryezës të konkretizohet me një paketë ligjore brenda këtij viti , teksa theksoi se është e nevojshme bazimi në eksperiencat e vendeve Europiane.

“Të vijmë me sugjerime për të patur një paketë ligjore mundësisht brenda këtij viti, siç kemi vendosur edhe për të shtyrë afatin e përfundimit të Reformës Zgjedhore deri në nëntor. Na mbeten pak muaj, por kjo është një nga çështjet ku praktikisht na ka ndarë si opozitë dhe mazhorancë sesi mund ta zgjidhim këtë sa më mirë”, tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, e cilësoi keqpërdorimin e burimeve administrative si një nga problemet më serioze që cenon integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri, teksa kërkoi “zgjidhje të forta”.

“Çështja që kemi sot në trajtim, parandalimi dhe reagimi ndaj keqpërdorimit të burimeve administrative në proceset zgjedhore është një nga çështjet më të mëdha dhe më shkatërruese të proceseve të zgjedhjeve në Shqipëri. Ne mund të bëjmë ndryshime shumë të rëndësishme, por asnjë sistem zgjedhor nuk përballon dot shtetin kur futet në krah të njërit prej garuesve dhe shpartallon çdo lloj standardi zgjedhor. Na duhet të kërkojmë zgjidhje më të forta, ndoshta duke shkuar në maksimumin e hapësirave që na lejojnë kufizimet, por e rëndësishme është të zgjidhim këtë problem”, u shpreh Bylykbashi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.