☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,621 ▲0.92%
DOW 51,710 ▲0.48%
NASDAQ 26,351 ▲1.44%
NAFTA 101.05 ▼1.35%
ARI 4,393 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,318 ▲ +0.82% ETH $2,451 ▲ +2.46% XRP $1.2967 ▲ +2.21% SOL $100.4600 ▲ +3.27%
S&P 500 7,621 ▲0.92 % DOW 51,710 ▲0.48 % NASDAQ 26,351 ▲1.44 % NAFTA 101.05 ▼1.35 % ARI 4,393 ▲0.12 % S&P 500 7,621 ▲0.92 % DOW 51,710 ▲0.48 % NASDAQ 26,351 ▲1.44 % NAFTA 101.05 ▼1.35 % ARI 4,393 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Politika

65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Shqipëria ratifikon mekanizmin e kompensimit

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u kërkoi sot deputetëve, në seancë plenare, të ratifikojnë Konventën për Themelimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kërkesave për Ukrainën.

Me ratifikimin e konventës, Shqipëria bëhet shteti i dhjetë që e miraton këtë mekanizëm. Për hyrjen e tij në fuqi nevojiten 25 shtete.

Sipas ministrit, në Regjistrin e Dëmeve janë depozituar rreth 65 000 kërkesa, të cilat Komisioni do t’i shqyrtojë dhe do të caktojë kompensimin.

“Një dëm që vetëm regjistrohet mbetet kujtesë. Një dëm që vlerësohet dhe dëmshpërblehet bëhet drejtësi”, tha Gogu.

Ai shtoi se Shqipëria do të ketë një kontribut financiar vjetor, i cili mund të kërkohet më pas nga Federata Ruse.

Ministri komentoi edhe aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së, të shpallur dje në Hagë. Ai tha se vendimi u prit “me zhgënjim të thellë”.Gogu theksoi se apeli është rruga e duhur për çdo kundërshtim dhe se lufta e UÇK-së “ishte luftë çlirimtare, e drejtë, e domosdoshme”.

“Ne nuk e mbështesim drejtësinë ndërkombëtare vetëm kur vendimet na pëlqejnë. Por as nuk heshtim kur na zhgënjejnë”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.