☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,747 ▲ +0.34% ETH $2,269 ▲ +0.96% XRP $1.2553 ▼ -0.18% SOL $95.8300 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Aleanca kërkon hetim për “zhvatje buxhetore”, Kadrijaj zbulon pse e qëlloi Kurtin me vezë

Aleanca ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të nisë hetim lidhur me pagesat për të emëruarit politikë në institucionet qeveritare gjatë periudhës së krizës institucionale, raporton KosovaPress.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, në një konferencë për media të mërkurën, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha, “zhvatje buxhetore”, duke pretenduar se rreth 463 të emëruar politikë vazhdojnë të paguhen nga buxheti i Kosovës.

Ndërsa, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se hedhja e vezëve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ishte një aksion spontan dhe jo pjesë e ndonjë skenari të organizuar.

Kadrijaj në një konferencë për media të mërkurën, tha se veprimi i saj ishte bërë në shenjë proteste ndaj, siç u shpreh, mosrespektimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga Kurti.

“Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse atë ditë do të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk ka pasur gjuajtje me vezë, s’ka pasur skenar tjetër, s’ka pasur organizim tjetër. Kjo është një manipulim i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kadrijaj. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.