☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,671 ▲0.4%
DOW 53,131 ▲0.7%
NASDAQ 26,123 ▲0.21%
NAFTA 86.47 ▼0.41%
ARI 4,642 ▲1.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,128 ▲ +7.44% ETH $2,385 ▲ +4.42% XRP $1.4168 ▲ +15.62% SOL $91.0800 ▲ +5.09%
S&P 500 7,671 ▲0.4 % DOW 53,131 ▲0.7 % NASDAQ 26,123 ▲0.21 % NAFTA 86.47 ▼0.41 % ARI 4,642 ▲1.54 % S&P 500 7,671 ▲0.4 % DOW 53,131 ▲0.7 % NASDAQ 26,123 ▲0.21 % NAFTA 86.47 ▼0.41 % ARI 4,642 ▲1.54 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Politika

Arjan Konomi e akuzoi për përplasjen dhe shoqërimin në Komisariat, Rama nxjerr videon: Gënjeshtër! Ngjarja krejt ndryshe n

Ditën e djeshme, gazetari Arjan Konomi reagoi përmes një videoje, ku pretendonte se eskorta e kryeministrit Edi Rama kishte parkuar në mënyrë të gabuar gjatë një pushimi në fshatin e Vunoit dhe kishte shkuar t’i kërkonte llogari.

Gazetari pretendon se nxori telefonin për të filmuar situatën dhe për të pyetur policinë se përse nuk po vendoste gjoba.

Konomi ka treguar se më pas iu afrua Ramës, i cili, sipas tij, e ftoi disa herë për t’u ulur. Gazetari pretendon se gjatë përplasjes pati edhe një debat me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama.

Në rrëfimin e tij, Konomi thotë se kishte me vete një qese me fiq dhe se në një moment i tha Ramës:

“Po të jap disa fiq, nuk i kam për ty, po meqë mu gjendën”. Sipas tij, më pas Linda Rama i është përgjigjur me një frazë fyese.

Ndërkohë, ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një video nga momentet e përplasjes dhe ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. Në videon, gazetari dëgjohet t’i drejtohet Ramës duke i thënë:

“Përse keni parkuar kundër tabelës kryeministër? Ku është policia të të vërë gjobë? Do ca fiq?”.

Kryeministri përbri videos shkruan:

“Ja që për fat të mirë ka edhe një video tjetër, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës, ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar. Fatmirësisht këtë herë ka një video demaskuese të gënjeshtrës, po imagjinojeni se sa herë të tjera gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën nëpër pasqyrat ku kujtojmë se informohemi”, shkruan Rama.

Konomi pretendon gjithashtu se pas debatit kanë ndërhyrë katër truproje, të cilët i kanë marrë telefonin dhe se më pas ai është shoqëruar me furgon policie në komisariat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.