🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 81.89 ▲3.32%
ARI 4,091 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,692 ▲ +1.77% ETH $1,925 ▲ +2.14% XRP $1.0928 ▲ +3.16% SOL $74.3000 ▲ +1.17%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 81.89 ▲3.32 % ARI 4,091 ▼0.19 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 81.89 ▲3.32 % ARI 4,091 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Kosova

Audio-incizimi për shkarkimin e Abdixhikut, LDK kërkon hetim dhe paralajmëron masa disiplinore

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi që ka nxitur debat në opinion, duke bërë të ditur se do të ndërmarrë procedura statutare dhe disiplinore ndaj çdo anëtari të partisë që rezulton i përfshirë në rast.

LDK ka dënuar ashpër çdo formë të shantazhit, kërcënimit apo ndikimit në vullnetin e lirë të delegatëve.

Në reagimin zyrtar, LDK thekson se pamjet e publikuara, në të cilat pretendohet se zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë ushtruar presion përmes kërcënimeve që lidhen me vendin e punës së një anëtari të familjes së delegatit, janë të papranueshme, në kundërshtim me Statutin e partisë, vlerat demokratike dhe ligjin.

“LDK është ndërtuar mbi lirinë e mendimit, votës dhe bindjes. Askush e aq më pak ata aë bartin role institucionale, nuk kanë të drejtë ta zëvendësojë vullnetin e lirë të delegatëve me frikësim, presion apo shantazh”, thuhet në reagim.

Partia njofton se do të iniciojë menjëherë procedura statutare dhe disiplinore ndaj anëtarëve që rezultojnë të përfshirë në këtë rast, pa dallim funksioni apo pozite.

Po ashtu, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të ndërmarrë hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të vendosur përgjegjësi ligjore nëse konstatohen elemente të veprave penale.

“Prandaj, organet kompetente të LDK-së do të iniciojnë menjëherë dhe pa asnjë vonesë, procedurat statutare dhe disiplinore ndaj këtyre anëtarëve të LDK që rezultojnë të përfshirë në këtë rast, pa dallim funksioni apo pozite. Njëkohësisht, ftojmë organet e drejtësisë, në veçanti Prokurorinë, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe për të vendosur përgjegjësi ligjore mbi elementet e veprave penale”, ka theksuar LDK.

Kujtojmë se, pas publikimit të audio-incizimeve, Gentrit Syla ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka ndikuar në punësime dhe se materiali i publikuar është i manipuluar. Ai e cilësoi publikimin si një përpjekje për shantazh ndaj tij dhe kërkoi që rasti të hetohet nga organet kompetente.

Po ashtu, edhe shefi i asambleistëve të LDK-së në Komunën e Prishtinës, Egzon Pacolli reagoi duke i cilësuar audio-incizimet si “montazh dhe shantazh” në prag të Kuvendit të LDK-së.

Sipas tij, publikimi i tyre ka për qëllim të ndikojë në procesin zgjedhor brenda partisë dhe nuk pasqyron realitetin.

LDK në fund rithekson se nuk do të tolerojë asnjë veprim që cenon lirinë e vendimmarrjes, integritetin e proceseve demokratike dhe dinjitetin e anëtarëve të saj, duke theksuar se “demokracia nuk mbrohet me presion, por me votë të lirë”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.