☁️
Tiranë 18°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 101.21 ▼0.69%
ARI 4,384 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,338 ▲ +0.89% ETH $2,444 ▲ +2.19% XRP $1.2936 ▲ +0.57% SOL $101.2800 ▲ +3.83%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.21 ▼0.69 % ARI 4,384 ▼0.35 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.21 ▼0.69 % ARI 4,384 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Kosova

Avokatja e Krasniqit: Asnjë dëshmitar nuk tha se u keqtrajtua nga ish-zëdhësi i UÇK-së

Venkateswari Alagendra, avokatja kryesore e Jakup Krasniqit, ka thënë se ekipi mbrojtës është i zhgënjyer me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë dhe ka bërë të ditur se do ta apelojë atë.

Në një deklaratë pas aktgjykimit, Alagendra tha se dëshmitë e rëndësishme të paraqitura gjatë procesit, sipas saj, nuk janë shqyrtuar siç duhet ose nuk u është dhënë pesha e duhur.

“Është tashmë e qartë se do ta apelojmë këtë aktgjykim. Qëndrimi ynë është se rezultati i vetëm i duhur, bazuar në provat, ishte shpallja i pafajshëm i Jakup Krasniqit për të gjitha akuzat”, tha ajo.

Alagendra ka vënë në pah edhe moshën e Krasniqit, i cili është gati 76 vjeç, si dhe kohën që ka kaluar në paraburgim në kuadër të këtij procesi.

Sipas saj, gjatë më shumë se dy vjetëve të gjykimit, asnjë dëshmitar nuk ka deklaruar se është keqtrajtuar nga Krasniqi apo në praninë e tij. Ajo ka thënë gjithashtu se dëshmitarë ndërkombëtarë dhe dëshmitarë të Prokurorisë nga Kosova kanë folur pozitivisht për karakterin dhe mënyrën e sjelljes së tij.

Avokatja ka theksuar se Krasniqi ka kaluar gjithsej 16 vjet të jetës së tij në burgim ose paraburgim, duke përfshirë rreth 10 vjet gjatë regjimit të Slobodan Millosheviqit dhe gati gjashtë vjet në lidhje me rastin në Hagë.

Ajo ka thënë se Krasniqi mbetet krenar për luftën për Kosovën e re të lindur në vitin 1999 dhe se beson se brezat e rinj duhet t’i vlerësojnë liritë e fituara.

Në fund, Alagendra ka bërë të ditur se ekipi mbrojtës do të shqyrtojë mundësitë për apel dhe mjete të tjera juridike, ndërsa ka përcjellë edhe falënderimin e Krasniqit për qytetarët e Kosovës për mbështetjen dhe besimin e treguar ndaj tij gjatë gjithë procesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.