☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.80 ▼3.19%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,612 ▲ +1.09% ETH $2,308 ▲ +1.84% XRP $1.2601 ▲ +0.91% SOL $95.5200 ▲ +0.06%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.80 ▼3.19 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Bejko: Duhej analizuar reforma e vitit 2015 para se të propozohej një hartë e re

Analisti Roland Bejko ka vlerësuar se reforma territoriale duhet të ndërtohet mbi analiza të thelluara dhe konsensus politik, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohen propozimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Bejko tha se çdo reformë synon të përmirësojë atë që nuk ka funksionuar, por duke ruajtur bazat e sistemit.

“Çështja e reformës territoriale ka paradokse të pafundme. Kur bën një reformë do të thotë se ndryshon diçka që nuk ka funksionuar mirë, por duke ruajtur bazën. Komisionet e PS-së dhe PD-së duhej të kishin vendosur disa kritere dhe parime të përbashkëta, por ato nuk bien dakord”, u shpreh ai.

Sipas Bejkos, mungesa e kompromisit politik rrezikon ta bëjë reformën të paqëndrueshme dhe me jetë të shkurtër.

Ai theksoi se para hartimit të një reforme të re, duhej të ishte bërë një analizë e plotë e reformës territoriale të vitit 2015, për të vlerësuar nëse objektivat e saj janë arritur dhe cilat elemente kanë funksionuar ose jo.

“Nuk është marrë fare në analizë reforma e vitit 2015. Duhej parë çfarë është realizuar, çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo, e më pas të vendoseshin kriteret e reja. Të dyja palët duhet të punonin së bashku”, deklaroi Bejko, duke iu referuar edhe qëndrimit të Arbjan Mazniku, i cili ka theksuar se “nuk kemi kohë për të humbur”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.