☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,828 ▲ +0.19% ETH $2,694 ▲ +0.51% XRP $1.4892 ▼ -0.07% SOL $120.0900 ▲ +0.71%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Politika

Berisha nga Dibra: U bëj thirrje socialistëve, së pari janë shqiptarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Dibra ku mbajti ‘Foltoren’ sulmoi qeverinë e Edi Ramës për abuzimet financiare por edhe për qëndrimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Dibra ku mbajti ‘Foltoren’ sulmoi qeverinë e Edi Ramës për abuzimet financiare por edhe për qëndrimin ndaj Kosovës

Gjatë fjalës së mbajtur para demokratëve dibranë, Berisha u shpreh se, qeveritarët ‘sillen si anëtarë të një organizate kriminale’, duke akuzuar për korrupsion të përhapur dhe varfërim të qytetarëve. Ai u shpreh se, këmbëngulja për të vazhduar betejën politike nuk do të ndalet, pavarësisht presioneve dhe izolimit të mëparshëm ndërkombëtar. ‘Ne qëndruam për të vërtetat e mëdha të këtij populli, Dhe sot jemi bërë zëri më i dëgjuar ndërkombëtarisht’, theksoi Berisha.

Berisha iu bëri thirrje jo vetëm demokratëve, por edhe socialistëve të Dibrës dhe gjithë Shqipërisë që të vënë atdheun mbi partinë.

“Unë u bëj thirrje socialistëve të Dibrës, mos harrojnë se para se të jenë socialistë, janë shqiptarë. Mos harrojnë se të parët e tyre s’kanë qenë socialistë, kanë qenë atdhetarë. Dhe çdo shqiptari i bëj thirrje, të ndalet, t’i thotë vetes, njeriu i qytetëruar është patriot. Njeriu i qytetëruar do vendin e tij, do kombin e tij, mbron interesat e vendit të tij, pavarësisht nga bindjet. Çfarë bën ky?Shkelmon kudo interesat shqiptare dhe tani në fund e thirri ai. Tani tha firmose pak këtë letrën. Dhe ky firmosi letrën. Që mos ta kërkoni, këto sepse ai sigurisht s’mund të bëjë një hap pa njohur Kosovën. Atëherë, çfarë do bëjmë ne? Ne do protestojmë me të gjithë forcën tonë të pamposhtur gjer në fitoren tonë. Ne nuk tërhiqemi. Ne nuk mposhtemi.Ne e faktuam.E faktuam që jemi të pamposhtur.Dhe ky është kilometri i fundit. Dhe këtë kilometër ne do ta bëjmë në, me forcën më të madhe, me dinjitetin më të madh. Faleminderit shumë”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.