Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 31 July 2026
S&P 500 7,427 ▼0.14%
DOW 52,147 ▼0.12%
NASDAQ 25,128 ▲0.02%
NAFTA 85.19 ▲1.91%
ARI 4,090 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,668 ▼ -3.23% ETH $1,864 ▼ -2.94% XRP $1.0628 ▼ -2.15% SOL $73.3000 ▼ -1.72%
S&P 500 7,427 ▼0.14 % DOW 52,147 ▼0.12 % NASDAQ 25,128 ▲0.02 % NAFTA 85.19 ▲1.91 % ARI 4,090 ▼1.7 % S&P 500 7,427 ▼0.14 % DOW 52,147 ▼0.12 % NASDAQ 25,128 ▲0.02 % NAFTA 85.19 ▲1.91 % ARI 4,090 ▼1.7 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Politika

Berisha: PD do të kërkojë reformë të re territoriale që t’i shërbejë ripopullimit të vendit

https://omg10.com/4/11463930

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita do të angazhohet për hartimin e një reforme të re territoriale, e cila, sipas tij, duhet të synojë zhvillimin e zonave rurale, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe ripopullimin e vendit.

Në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, Berisha kritikoi reformën territoriale të vitit 2014, duke pretenduar se ajo nuk ka ulur kostot e administratës vendore, por përkundrazi ka rritur numrin e punonjësve dhe barrën financiare për taksapaguesit.

Sipas tij, para vitit 2014, 410 njësitë e qeverisjes vendore kishin rreth 19 mijë punonjës, ndërsa pas reduktimit të tyre në 61 bashki, numri i të punësuarve ka arritur në rreth 41 mijë.

“Jo vetëm që nuk u pakësua barra e taksapaguesve, por ajo u dyfishua, sepse u punësuan patronazhistët”, u shpreh Berisha.

Kreu i demokratëve tha se Partia Demokratike do të bashkëpunojë me forcat e opozitës dhe me komunitetin ndërkombëtar për të propozuar një reformë territoriale që, sipas tij, të jetë në interesin më të mirë të qytetarëve.

“Ne do të insistojmë që kjo reformë të jetë një reformë për ripopullimin e Shqipërisë, për shërbime sa më afër qytetarit dhe për mundësi reale të zhvillimit të Shqipërisë rurale”, deklaroi ai.

Berisha foli edhe për reformën zgjedhore, duke bërë të ditur se opozita po vijon punën për hartimin e një kodi të ri zgjedhor. Ai u shpreh se, sipas bindjes së tij, kryeministri Edi Rama nuk do të pranojë ndryshime që prekin pushtetin e tij, por theksoi se opozita do të paraqesë para qytetarëve një projekt që, sipas tij, përmbush standardet më të mira ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.