🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,648 ▼0.35%
DOW 53,431 ▲0.29%
NASDAQ 25,938 ▼0.93%
NAFTA 85.76 ▼1.49%
ARI 4,729 ▲1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,390 ▲ +1.23% ETH $2,492 ▲ +1.6% XRP $1.4858 ▼ -2.14% SOL $94.8600 ▼ -0.59%
S&P 500 7,648 ▼0.35 % DOW 53,431 ▲0.29 % NASDAQ 25,938 ▼0.93 % NAFTA 85.76 ▼1.49 % ARI 4,729 ▲1.03 % S&P 500 7,648 ▼0.35 % DOW 53,431 ▲0.29 % NASDAQ 25,938 ▼0.93 % NAFTA 85.76 ▼1.49 % ARI 4,729 ▲1.03 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Politika

Berisha: PD nuk bojkoton Kuvendin, të gjitha qëndrimet e tjera janë në tryezë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se PD nuk do të bojkotojë Kuvendin, ndërsa theksoi se të gjitha qëndrimet e tjera politike mbeten në tryezë. Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se bojkoti është i përjashtuar edhe nga statuti i partisë.

“Natyrisht, të gjitha qëndrimet e tjera janë në tryezë përveç bojkotit. Bojkot ne nuk bëjmë, ne jemi të përcaktuar. Në qoftë se nuk shkojmë në një seancë, nuk marrim pjesë në dy seanca, këto nuk janë bojkote, janë krejt tjetër. Por ne vendim për t’u larguar nga parlamenti nuk marrim”, u shpreh Berisha. Ky i fundit foli edhe për procesin e ripërtëritjes së PD-së, duke e cilësuar atë si një proces të gjithanshëm që synon rikthimin e partisë te anëtarët dhe mbështetësit. “Ripërtëritja është një proces i gjithanshëm i kësaj partie. Në rastin konkret, komunikimi, roli, hapësirat për anëtarin dhe mbështetësin e PD-së do të jenë objektivat më të afërta të saj”, deklaroi ai.

Sipas Berishës, janë kryer studime dhe janë nxjerrë konkluzione mbi bazën e të cilave do të vijojë procesi i ripërtëritjes. Ai theksoi se fokusi do të jetë te roli i anëtarëve dhe mbështetësve, funksionet, idetë dhe veprimtaria e tyre. “PD ka potenciale të mëdha njerëzore dhe këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera”, tha kryedemokrati.

Berisha pranoi gjithashtu se një nga dobësitë e Partisë Demokratike lidhet me përdorimin e rrjeteve sociale. Ai tha se situata ka nisur të ndryshojë, por theksoi se ripërtëritja nuk lidhet vetëm me komunikimin në rrjetet sociale. “Kemi të bëjmë me një proces universal të pranimit të vlerësimit të veprimtarisë, e cila është kusht madhor për të vlerësuar funksionimin tërësor të partisë”, u shpreh ai. Berisha theksoi se synimi është ripërtëritja e funksionalitetit të Partisë Demokratike, duke i cilësuar këto procese si të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.