☁️
Tiranë 10°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,792 ▼ -0.19% ETH $2,237 ▼ -0.24% XRP $1.1604 ▼ -1.69% SOL $89.4100 ▼ -1.04%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Merz e cilëson AfD-në një “forcë shkatërruese” që synon të destabilizojë Gjermaninë

BERLIN, 9 shtator /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka sulmuar ashpër partinë e ekstremit të djathtë AfD, duke e cilësuar atë një “forcë shkatërruese” që synon të destabilizojë Gjermaninë.

Deklarata e tij erdhi pas zgjedhjeve në landin lindor të Saksoni-Anhalt, ku AfD-ja arriti një rezultat rekord prej 43,8% të votave, duke iu afruar shumicës absolute.

Ndërkohë, partia e Merz, CDU-ja, pësoi humbje të ndjeshme dhe mori vetëm 17,2%.

Në debatin e parë në parlament pas zgjedhjeve, Merz akuzoi AfD-në për përçmim të institucioneve demokratike.

Ai kritikoi gjithashtu kërkesat e saj për “remigrim”, term që përdoret nga qarqet e ekstremit të djathtë për dëbime në shkallë të gjerë të emigrantëve, duke e krahasuar këtë politikë me “spastrimin etnik”.

Merz kritikoi edhe qëndrimin pro-rus të AfD-së, duke deklaruar se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, pasi sipas tij, Ukraina po mbron edhe lirinë e Gjermanisë.

Nga ana tjetër, bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel deklaroi se rezultati në Saksoni-Anhalt tregoi se koalicioni qeverisës i CDU-së me SPD-në ka marrë fund.

Ajo akuzoi Merz se po e çon Gjermaninë drejt një borxhi të papërballueshëm.

Merz sinjalizoi gjithashtu se qeveria mund të rishikojë disa pjesë të reformës së pensioneve, e cila ka shkaktuar kundërshtime.

Në veçanti, është kritikuar plani për të hequr mundësinë që personat me 45 vite kontribute, të dalin në pension pa ulje të pensionit që në moshën 63 vjeç.

Ndërkohë, në Saksoni-Anhalt ende nuk ka një rrugë të qartë për formimin e qeverisë.

Partitë kryesore kanë përjashtuar bashkëpunimin me AfD-në.

Megjithatë, AfD-ja mund të përpiqet të krijojë një qeveri minoritare, nëse siguron mbështetje nga parti të tjera ose nga deputetë individualë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.