☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.83 ▼3.16%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,365 ▲ +0.65% ETH $2,291 ▲ +0.95% XRP $1.2528 ▲ +0.06% SOL $94.8700 ▼ -0.72%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Shqipëria dhe Kosova do të jenë ndër vendet e para që do të pajisen me mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar të paqes në Gaza, pjesë e planit të presidentit Donald Trump që po zbatohet nga Bordi i Paqes.

Në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes, më 19 shkurt në Washington, Shqipëria dhe Kosova u renditën mes 5 vendeve që kanë premtuar kontribut me trupa për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Në këtë kuadër, Shqipëria dhe Kosova do të marrin 9 transportues të blinduar të personelit, të cilët do të përdoren nga forcat pjesëmarrëse në misionin ndërkombëtar.

Vendimi është pjesë e një pakete financimi prej më shumë se 206 milionë dollarësh për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit.

Rreth 200 milionë dollarë do të përdoren për pajisje, automjete, infrastrukturë dhe shpenzime operacionale, ndërsa rreth 6.3 milionë dollarë janë parashikuar për përshtatjen e mjeteve të blinduara.

Sipas planit, trupat do të angazhohen në sigurimin e zonave, mbështetjen e procesit të çmilitarizimit, trajnimin e forcave të reja palestineze të policisë dhe garantimin e shpërndarjes së sigurt të ndihmave humanitare.

Deri tani, pesë vende kanë premtuar kontribut me trupa: Shqipëria, Kosova, Indonezia, Maroku dhe Kazakistani. Ndërsa Egjipti dhe Jordania kanë marrë përsipër trajnimin e forcave të reja të policisë palestineze.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.