Çfarë u ka munguar protestave pas ditës së 23?
Mbështes çdo protestë kundër çdo qeverie në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit ligjor, etj, por jo ato protesta që zhvillohen pa një kokë drejtuese, gjoja në emër të revoltës qytetare! Pikërisht për këtë arsye po shtroj gjykimin tim rreth këtyre protestave, me qëllimin që ato t’i shërbejnë interesave të shumicës së shqiptarëve e jo AVENTURIERËVE KARIERISTË ANONIMË! Çfarë u ka munguar këtyre protestave? Pse e them këtë?
E dëgjuat dhe e lexuat se çfarë përgjigje iu dha ultimatumit të protestuesve, se RAMA KISHTE AFAT DERI NË DATËN 21 QERSHOR TË JEPTE DORËHEQJEN? Në vend të dorëheqjes, ai ju injoroi: “IKNI Q…UNI”! Pas këtij injorimi të këtij palaçoje, ju organizatorët e protestave duhet t’i thërrisni mendjes se çfarë ju ka munguar, që madhështinë e protestave ta kthenit në rezultat të plotë: JO DORËHEQJEN, POR SHPORRJEN E KËTIJ PUSHTUESI HARBUT? Jam munduar t’ju këshilloj, por nuk më keni dëgjuar, ndaj tani po tentoj përsëri t’ju këshilloj prapë me statusin e një qytetari të thjeshtë, që akuzat e mia të faktuara dhe argumentuara ia kam thënë hapur në 8 protestat e pensionistëve vjet para Kryeministrisë dhe në dhjetëra intervista TV dhe shkrime në shtypin e ditës, ku askush nuk më ka mbështetur!
Kauza për të cilën protestonin pensionistët ishte dhe akoma është një KAUZË E DREJTË, E SINQERTË, E DHIMBSHME, se kishte të bënte me jetën e rreth 600 mijë pensionistëve që marrin më pak se 200 euro në muaj, kur për qentë rrugaçë pushteti shpenzon deri në 260 euro, aq sa marrin sot 5-6 pensionistë ish-kooperativistë! Me këtë trajtim, qeveritë kanë kryer… KRIMIN E GJENOCIDIT, sipas përcaktimit që i bën Konventa e OKB-së, miratuar në vitin 1948! Kauza e pensionistëve ishte një kauzë që nuk mund të anatemohej nga askush dhe nëse rreth saj do të rreshtoheshin kaq shumë protestues, me siguri që do fitonte edhe një mbështetje të madhe ndërkombëtare, përfshi edhe BE-në, KE-në, PE-në etj., që kanë qenë deri sot në mbështetje të këtyre regjimeve kriminale antishqiptare! E thënë shqip, mbështetja e KAUZËS SË PENSIONISTËVE do kishte qenë miliona herë më e bazuar, më e dhimbshme, më njerëzore se sa kjo e flamingove apo e Zvërnecit dhe DIKTATORI RAMA DO ISHTE SHPORRUR ME KOHË NGA PUSHTETI!
Çfarë nuk keni bërë, që ta vinit Ramën me shpatulla pas murit? Që nga dita e parë përsëriten të njëjtat parulla, të njëjtat akuza dhe të njëjtat kërkesa! Nga ana e Ramës përsëriten të njëjtat haluçinacione, i njëjti fjalor rrugaçëror, e njëjta fytyrë e vrerosur sa ia ka kaluar edhe fytyrës së vrerosur të DON KISHOTIT, që bën sikur kundërshton gjoja me kokëfortësi e fodullëk kërkesat dhe këmbënguljen e protestuesve, por në fakt ai është i TMERRUAR si kurrë në jetën e tij nga këmbëngulja e tyre e paparë në këto 35 vjet! Por megjithatë, të dy palët vazhdojnë të qëndrojnë në llogoret e tyre, secili duke mbrojtur veten! Përveç palëve shqiptare në konflikt, vihet re një indiferencë e plotë e faktorit ndërkombëtar, gjë që nënkupton se janë akoma në anën e Ramës, jo vetëm se e ndjejnë veten bashkëfajtorë në të gjitha pasojat e krimeve që Rama i ka bërë popullit shqiptar, por akoma më tepër se vazhdojnë ta mburrin atë me superlativa krejtësisht të pabaza! Shqipëria, pas 35 vjetësh nga rrëzimi i diktaturës komuniste, për asnjë moment nuk ka pasur ndonjë përmirësim si në ndërtimin e demokracisë e shtetit ligjor, ashtu edhe në zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e popullit!
BE kurrë nuk ka ndikuar në të gjitha qeveritë shqiptare që të shfrytëzojnë përvojën e vendeve më të zhvilluara të BE-së, sepse kurrë nuk e kanë pasur si qëllim që Shqipëria të bëhej si gjithë Europa, se kjo parullë ka qenë një mashtrim i madh dhe i qëllimshëm! Nuk besoj se do ketë ndonjë shqiptar (përveç atyre që kanë përfituar prej tyre) që të mos pranojë se Berisha dhe Rama i kanë bërë aq krime Shqipërisë dhe popullit shqiptar sa nuk i kanë bërë të gjithë pushtuesit bashkë në mijëra vjet! Parë në këtë këndvështrim, para se t’i kërkohej Ramës që të japë dorëheqjen, i duhej bërë GJYQI POLITIK I TË GJITHA POLITIKAVE KRIMINALE ANTISHQIPTARE! Kjo gjë do vlente për disa arsye madhore shumë të domosdoshme dhe jetike që kurrë nuk duhej të injoroheshin apo nënvleftësoheshin:
1- Organizatorët e protestave, apo personalitetet që kanë marrë përsipër të SHPËTOJNË SHQIPËRINË NGA KJO KATASTROFË, u duhej ta bënin të parën këtë ANALIZË TË SË KALUARËS 35-VJEÇARE, për t’i treguar popullit shqiptar se ata i njohin, i gjykojnë dhe janë kundër të gjitha politikave antikombëtare që janë zbatuar në Shqipëri, kanë evidentuar shkaqet dhe shkaktarët e këtyre krimeve, mbështetësit e tyre dhe, bazuar në këto arsyetime, të arrijnë në përfundimin logjik se: “Në Shqipëri është zbatuar një SKENAR KRIMINAL ANTISHQIPTAR…” dhe për të shpëtuar Shqipërinë duhej hartuar dhe miratuar me referendum popullor STRATEGJIA KOMBËTARE E ZHVILLIMIT, etj! Nga kjo ANALIZË, arritja e PËRFUNDIMEVE dhe masat që duhet të merren më pas, për këta organizatorë do krijohej bindja fillestare se këta jo vetëm që nuk janë si të vjetrit, por kanë edhe IDE të qarta se si duhet të ndërtohet SHQIPËRIA DEMOKRATIKE! Në këtë kontekst, rëndësi të posaçme ka sidomos studimi dhe përzgjedhja e SHTETIT MODEL, nga përvoja e të cilit do ndërtohej Shqipëria e ardhshme, që shqiptarët të shihnin me sytë e tyre se çfarë Shqipërie do ndërtohet në të ardhmen, në ndryshim të madh nga filozofia kriminale e banditit antishqiptar Rama, që i hakërrehej opozitës dhe popullit shqiptar me sloganin rrugaçëror dhe harbut se: “NUK KENI PARË GJË AKOMA”!
2- Pasi të njiheshin me të gjitha këto fakte dhe argumente të reja të organizatorëve të protestave, tek mbështetësit e PS dhe PD, shumica fukarenj që i kanë votuar ato për një copë bukë, do krijohej bindja se këtë logjikë, këtë arsyetim dhe STRATEGJI kurrë nuk ua kanë thënë Rama dhe Berisha, gjë që do t’i shkëpuste ata me shumicë nga mbështetja për ata pushtues! Kush është ai “QORR QË NUK DO SY”, thotë një fjalë popullore. Kjo do çonte në një rritje kolosale të numrit të protestuesve dhe garanci të plotë që në zgjedhjet e parakohshme do t’u jepej një goditje “vdekjeprurëse” PS-së dhe PD-së, duke i nxjerrë përfundimisht nga konkurrimi politik i qeverisjes së vendit!
3- ANALIZA e plotë e së kaluarës 35-vjeçare do t’i vendoste institucionet ndërkombëtare, sidomos BE-në, para një gjykimi të tyre, duke ua thënë troç me fakte dhe argumente se ata janë fajtorët e parë që nuk orientuan klasën politike shqiptare për të hartuar dhe miratuar që në fillim një STRATEGJI KOMBËTARE ZHVILLIMI PËR KALIMIN NGA DIKTATURA NË DEMOKRACI, ndërsa të gjithë pushtetarët shqiptarë, duke filluar nga Berisha dhe deri sot tek Rama, kanë sunduar si PUSHTUES TË EGËR, NDËRSA BE KA MBAJTUR NJË HESHTJE SI BASHKËAUTORE DHE BASHKËFAJTORE ME RAMËN DHE BERISHËN në të gjitha tragjeditë që ata i shkaktuan popullit shqiptar për 35 vjet! Duke ua përplasur të vërtetën në sy, BE do ketë minimumin e sinqeritetit dhe moralit politik që t’i kërkojë NDJESË POPULLIT SHQIPTAR PËR VEPRIMET DHE MOSVEPRIMET e tyre 35-vjeçare si monitoruese të përhershme të zhvillimeve politike etj. në Shqipëri!
Të gjitha këto do krijonin një bindje të plotë në BE, KE, PE etj., duke i angazhuar ato maksimalisht për mbështetjen e plotë të ndryshimeve të vërteta në të ardhmen e Shqipërisë, duke u deklaruar fillimisht hapur në mbështetje të këtyre protestave të fuqishme! Nisur sa më lart, gjykoj urgjente të dalin hapur organizatorët dhe të shpallin se njohin dhe pranojnë të gjitha këto masa për t’u zhvilluar, duke krijuar komisione të posaçme me njerëz të URTË që e kanë “KOKËN PLOT” e jo thjesht karrieristë kalamaj që janë mësuar deri sot të lëpijnë nga të gjitha pushtetet! Gjykoj se kjo do ishte dhe duhet të jetë rruga më e drejtë dhe më e arsyeshme për t’u zbatuar për shpëtimin e Shqipërisë dhe zhvillimin e saj pa kthim, larg aventurave ANTISHQIPTARE të derisotme!




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.