☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,842 ▲ +0.77% ETH $2,268 ▲ +1.2% XRP $1.2529 ▲ +0.51% SOL $95.6400 ▼ -0.47%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Çfarë zbuloi Fehim Sali për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s

1 muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit Fehim Sali, arsimtarit nga Dragashi të arrestuar gjatë së enjtes nën dyshimet për spiunazh. Në kërkesën për paraburgim të parashtruar nga Prokuroria Speciale, thuhet se i dyshuari edhe vet kishte përshkruar në detaje veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin me një zyrtar të BIA-s serbe.

I vënë përballë provave konkrete, Fehim Sali, nuk rezistoi shumë.

Serbi me shtetësi të Kosovës, nga komuna e Dragashit që të enjten u arrestua nën dyshimet për spiunazh në favor të BIA-s Serbe, gjatë intervistimit, sipas Prokurorisë Speciale, kishte dhënë detaje konkrete për veprimtarinë e tij.

Sali, që sot u paraqit në Gjykatën Themelore të Prishtinës për seancën për caktimin e masës së sigurisë, po hetohej që nga qershori i vitit të kaluar, pasi informata për veprimtarinë e dyshimtë të tij, ishin përcjellë nga AKI-ja tek Prokuroria Speciale.

“… duke vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, i njohur me nofkën “Zheljko”, në atë mënyrë që i njëjti i ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim.”-Prokuroria Speciale

Masat e veçanta, sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga Dukagjini, vetëm se e kishin përforcuar dyshimin por ato, nuk i kishte kundërshtuar as gjatë marrjes në pyetje.

“…dyshimi i bazuar mirë u vërtetua edhe nga deklaratat e vet të pandehurit i cili në detaje përshkruan veprimet e tij inkriminuese duke ofruar mënyrat dhe vendtakimet e komunikimit dhe ofrimit të informacioneve dhe ndihmën për BIA-n serbe përmes zyrtarit të saj Zhelimir Matoviq, e që pas ndërlidhjes së provave me njëra tjetrën vërtetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet kurse caktimi i masës së paraburgimit është mëse e domosdoshme në këtë fazë të procedurës”-Prokuroria Speciale

Sali mes tjerash kishte shërbyer si anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentes së Kosovës, deri në shkarkimin e tij në maj të vitit 2024, e ky funksion i tij është përmendur edhe në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

Kjo me faktin se një pozitë e tillë, do të mund t’i kishte ofruar atij mundësinë të ketë qasje në informacione të ndjeshme dhe kontakte me persona të ndryshëm me rëndësi për funksionimin e institucioneve shtetërore.

Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, foli edhe për bastisjen e kryer në pronën e të dyshuarit, pas arrestimit dhe provat e zbuluar aty.

“Me rastin e paraqitjes së kërkesës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri edhe vetë deklaroi se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s”, ka thënë Bekim Kodraliu – prokuror në Prokurorinë Speciale.

Arrestimi i Sali nën dyshimet për spiunazh, vjen në vazhdën e arrestimeve dhe dënimeve pikërisht për këtë vepër, të në numri të konsiderueshëm personash, që kanë mbajtur pozita në institucione të ndryshme, duke nisur nga Policia e Kosovës e organizata ndërkombëtare si OSBE, e që të përbashkët kanë pasur raportimin në BIA-n serbe./Tv Dukagjini

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.