☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.78 ▼2.25%
ARI 3,916 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,498 ▲ +0.94% ETH $2,291 ▲ +0.87% XRP $1.2577 ▲ +0.03% SOL $95.0800 ▼ -0.92%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.78 ▼2.25 % ARI 3,916 ▲0.44 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.78 ▼2.25 % ARI 3,916 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Daçiq eskalon pas pyetjes së gazetarit bullgar, përmend njohjen e Kosovës nga Bullgaria

Ish-kreu i diplomacisë serbe, tashmë ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka shpërthyer në një konferencë për media në Bullgari pas pyetjes që i është bërë nga një gazetar bullgar rreth akuzave të Parlamentit Evropian në drejtim të Serbisë se Beogradi zyrtar po përpiqet të shkatërrojë integritetin e vendeve të tjera.

“Z. Daçiq, më lejoni një pyetje, meqenëse nuk e dimë se kur do të jeni përsëri në Bullgari. Ju flisni për miqësi, për bashkëpunim dypalësh, i cili është i shkëlqyer dhe duhet të jetë. Megjithatë, Parlamenti Evropian ju akuzon se po përpiqeni të shkatërroni integritetin e vendeve të tjera. A mund të na tregoni se cila është fytyra e vërtetë e politikës serbe?”, ka pyetur gazetari bullgar.

Daçiq është përgjigjur me nervozizëm, duke përmendur faktin se Bullgaria e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Politikani serb tutje ka thënë se ka lindur në Kosovë, derisa ka pretenduar se edhe mbreti Millutin është nga Kosova.

“ Si nuk është turp që dikush të flasë për atë se kush e shkeli integritetin territorial të Serbisë, duke e njohur Kosovën si shtet të pavarur? Epo, unë kam lindur në Kosovë, kryeqyteti i parë i Serbisë ishte në Kosovë, në Prizren. Mbreti Milutin, i cili prehet në Sofje, është gjithashtu nga Kosova”, ka thënë Daçiq, raporton “Blic”-i serb, trasnmeton Express.

Daçiq është marrë edhe me Parlamentin Evropian, duke thënë se ata duhet të miratojnë një Rezolutë “që dënon njohjen e Kosovës” dhe pastaj t’iu japin mësim të tjerëve.

“Sa i përket Parlamentit Evropian, nëse qëllimi i Bashkimit Evropian është të shkelë integritetin territorial të Serbisë dhe nëse ky është një kusht, ata së pari duhet të miratojnë një Rezolutë që dënon njohjen e Kosovës, dhe pastaj t’u japin mësime të tjerëve”, ka shtuar tutje ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.