🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,088 ▲ +0.31% ETH $1,883 ▲ +0.44% XRP $1.0030 ▲ +0.3% SOL $75.5400 ▲ +0.98%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Kosova

Deklaratat e Deharit për konflikt të mundshëm fizik në Kuvend, reagime të ashpra nga opozita

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike para vazhdimit të punës së Kuvendit, duke paralajmëruar se përpjekjet për vazhdimin e seancës pa marrëveshje mund të rrisin tensionet.

Dehari ka thënë se mirëpret ftesat për takime të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, ndërsa u ka bërë thirrje partive politike që të ulen së bashku për të gjetur zgjidhje për krizën institucionale.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për Presidentin nënkupton zgjedhje të parakohshme, diçka që duhet ta evitojmë”, ka shkruar Dehari.

Ai ka argumentuar se vazhdimi i seancës pa një marrëveshje politike mund ta tensionojë situatën dhe të rrisë rrezikun e përplasjeve në Kuvend.

Deklaratat e tij kanë nxitur reagime nga deputetë të partive opozitare.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ka quajtur “skandaloz” arsyetimin se seanca nuk po thirret për shkak të mundësisë së një konflikti fizik.

Ajo i ka kërkuar Deharit ta thërrasë seancën dhe ta respektojë Rregulloren e Kuvendit, duke theksuar se Kuvendi ekziston pikërisht për të zhvilluar debate dhe për të votuar edhe kur partitë nuk pajtohen.

Ndërkaq, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka vënë në pikëpyetje deklaratat e Deharit dhe paralajmërimet e tij për situatën në Kuvend.

“Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari?”, ka pyetur Ramadani, duke i cilësuar formulimet e tilla si “paralajmërime ogurzeza”.

Ramadani ka kritikuar gjithashtu bllokimin e punës së Kuvendit dhe paralajmërimet për konflikte fizike, duke thënë se Dehari “duhet të përgjigjet në prokurori” për deklaratën e tij.

Kriza institucionale në Kosovë vazhdon të mbetet e bllokuar, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje për mënyrën e vazhdimit të procesit të konstituimit të institucioneve./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.