☁️
Tiranë 30°C · Vranët 27 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 83.59 ▼6.4%
ARI 4,097 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $65,115 ▲ +0.78% ETH $1,957 ▲ +3.51% XRP $1.1035 ▲ +0.2% SOL $76.5900 ▲ +2.04%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 83.59 ▼6.4 % ARI 4,097 ▲0.64 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 83.59 ▼6.4 % ARI 4,097 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Kosova

Dogana e Kosovës ndalon në Han të Elezit produkte të padeklaruara që paraqesin rrezik për shëndetin

Dogana e Kosovës ka ndaluar një tentativë për importimin e produkteve të padeklaruara, të cilat sipas autoriteteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Sipas njoftimit, rasti është zbuluar në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, ku gjatë kontrolleve rutinore zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas turk.

Gjatë intervistimit, drejtuesi i automjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për t’i deklaruar. Megjithatë, pas një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara.

Në automjet janë gjetur 10 copë të produktit Elasty G PLUS, i përdorur për kujdes ndaj lëkurës, si dhe 20 copë të produktit Masport 500.

Dogana ka bërë të ditur se mallrat janë ndaluar, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi.

Në njoftim theksohet se Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, duke parandaluar hyrjen në treg të produkteve të padeklaruara dhe të pakontrolluara, si dhe duke luftuar tregtinë e paligjshme. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.