🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,115 ▲ +0.22% ETH $1,886 ▲ +0.16% XRP $1.0024 ▼ -0.55% SOL $75.5300 ▼ -0.2%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Kosova

Dorëzohet Vezir Haziraj, ndalohet për 48 orë pas intervistimit nga Policia

Vezir Haziraj, i dyshuar për plagosjen e një personi në fshatin Orrobërd të Istogut, është dorëzuar para autoriteteve policore, ndërsa pas intervistimit nga hetuesit policorë pritet të ndalohet për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Lajmin e e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit policorë do të ndalohet për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit. Brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore, për çka do t’ju mbajmë të informuar”, ka deklaruar Nikçi.

Haziraj kishte deklaruar paraprakisht përmes një video-komunikimi se do të dorëzohej, duke thënë se këtë vendim e kishte marrë “për hatër të shumë njerëzve”, në veçanti të Ylber Lipajt dhe publikut.

“Veziri po dorëzohet, hatri i Ylber Lipajt, hatri i AAK-së që janë më të drejtë, më të mirë se këta tjerët, e kam ndërmend me u dorëzu dhe hatri i publikut ku 70% janë për me u dorëzu unë, atëherë kam marrë vendim, kam me u dorëzu”, kishte deklaruar ai./Telegrafi/

Vezir Haziraj, nga Istogu, është përmendur edhe më herët në raste penale. Në vitin 2018, ai ishte akuzuar për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë, pasi dyshohej se kishte sulmuar me thikë një 17-vjeçare, me të cilën kishte pasur lidhje.

Sipas Prokurorisë, sulmi kishte ndodhur pasi vajza kishte kërkuar që fotografitë dhe videot intime të saj të fshiheshin nga rrjetet sociale.

Ndaj Hazirajt kishte pasur edhe raste të tjera penale, përfshirë akuza për vjedhje, vjedhje të rëndë dhe arratisje nga burgu.

Në vitin 2022, ndërsa ishte i burgosur, ai ishte përmendur edhe në një rast ku dyshohej se kishte porositur një sulm ndaj një zyrtari korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Rasti atëherë ishte iniciuar nga Policia si “kanosje”.

Tashmë, Haziraj është në procedurë hetimore lidhur me plagosjen e raportuar në fshatin Orrobërd të Istogut./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.