☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 17 Shtator 2026
S&P 500 7,621 ▲0.92%
DOW 51,710 ▲0.48%
NASDAQ 26,351 ▲1.44%
NAFTA 101.05 ▼1.35%
ARI 4,393 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,318 ▲ +0.82% ETH $2,451 ▲ +2.46% XRP $1.2967 ▲ +2.21% SOL $100.4600 ▲ +3.27%
S&P 500 7,621 ▲0.92 % DOW 51,710 ▲0.48 % NASDAQ 26,351 ▲1.44 % NAFTA 101.05 ▼1.35 % ARI 4,393 ▲0.12 % S&P 500 7,621 ▲0.92 % DOW 51,710 ▲0.48 % NASDAQ 26,351 ▲1.44 % NAFTA 101.05 ▼1.35 % ARI 4,393 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
17 Sht 2026
Breaking
Politika

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka vënë në funksion platformën e re, tërësisht të automatizuar, në mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme që duan të aplikojnë në programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se platforma është ndërtuar për t’i lehtësuar biznesit procesin e aplikimit dhe për ta asistuar atë në çdo hap, nga shprehja e interesit deri në përgatitjen për aplikimin pranë bankës.

Përmes portalit e-Albania, çdo biznes i interesuar mund të kërkojë shërbimin “Shprehje interesi për ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’” dhe të nisë procesin online. Në fazën fillestare, biznesi plotëson të dhënat e kërkuara, përfshirë NIPT-in dhe konceptin ose idenë e investimit që synon të realizojë.

“Platforma i mundëson biznesit të ndjekë në çdo fazë statusin e aplikimit dhe vendimmarrjen përkatëse”, bëri të ditur ministrja.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit asiston biznesin në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, me synim që, në momentin e paraqitjes pranë bankës, ai të ketë informacionin e plotë dhe një vlerësim paraprak për aplikimin për kredi.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se interesi për programin ka qenë i lartë që prej hapjes së tij.

“Më shumë se 1700 biznese kanë shprehur interes, ndërsa 720 prej tyre janë aktualisht në proces trajtimi nga ekipi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit”, informoi ministrja.

Sipas të dhënave të mbledhura nga bizneset, kërkesa lidhet kryesisht me zgjerimin dhe modernizimin e aktivitetit. 57% e bizneseve që kanë shprehur interes synojnë të zgjerojnë aktivitetin, ndërsa 21% planifikojnë të investojnë në makineri dhe pajisje.

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” synon të përmirësojë aksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financim, përmes garancisë sovrane të shtetit për kredi deri në 2 milionë euro, me afat maturimi deri në 10 vjet.

Platforma e re e vendos këtë mbështetje në një proces të integruar online, duke i dhënë biznesit mundësinë të aplikojë, të ndjekë ecurinë e kërkesës së tij dhe të marrë asistencën e nevojshme përgjatë procesit.

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” synon të krijojë më shumë mundësi për bizneset shqiptare që duan të investojnë, të zgjerojnë aktivitetin dhe të rrisin kapacitetet e tyre, ndërsa platforma e re lehtëson aksesin e tyre në këtë instrument financimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.