Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,163 ▼ -0.12% ETH $2,302 ▼ -0.01% XRP $1.3824 ▼ -0.14% SOL $83.6300 ▼ -0.2%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Rajoni

Emigrantët bullgarë dërgojnë më shumë para në vend, sesa investitorët e huaj

Të dhëna zyrtare për numrin dhe lokacionin e emigrantëve të “rinj” bullgarë nuk ka. “Emigrantët e rinj” do të thotë ata, të cilët kanë ikur nga vendi gjatë periudhës së demokracisë pas vitit 1989. Mund të supozohet se numri i tyre lëviz midis 1 dhe 1.5 milionë veta, të cilat ndodhen kryesisht në Amerikën Veriore dhe vendet e Bashkimit Evropian – Greqia, Spanja, Gjermania, Britania e Madhe, Italia. Gjithsesi ato janë shumë në sfondin e popullsisë 7 milionëshe të vendit. Pothuajse që të gjithë janë emigrantë ekonomik, me fjalë të tjera njerëz, të cilët kanë ikur nga Bullgaria, që të kërkojnë një pagim më të mirë të punës së tyre  dhe kushte më të mira për të jetuar. Por jo vetëm për veten e vet, por edhe për të tjerët – të afërmit dhe farefiset e tyre në vend. Për këtë qëllim ata dërgojnë në Bullgari jo pak para, të cilat  gjatë vitit të kaluar arritën shumë mbresëlënëse prej 1.15 miliardë euro sipas të dhënave paraprake të Bankës Popullore Bullgare.

Për kushtet bullgare këto janë shumë para, por në fakt del se 1 emigrant dërgon për 1 vit në vend rreth 1000 euro – një shumë mjaft modeste, e cila vetëm konfirmon faktin e njohur prej kohe se një pjesë e madhe  nga emigrantët bullgarë janë njerëz me arsim të ulët dhe kualifikim të ulët, që janë angazhuar me veprimtari pune, të cilën njerëzit vendas nuk dëshirojnë ta ushtrojnë për arsye të prestigjit dhe të nivelit të pagesës. Natyrisht ka dhe bullgarë në pozicione respektuese dhe me punë të paguar mirë jashtë shtetit, por në sfondin e përgjithshëm ata janë një pakicë e vogël.

Dosido, diaspora e re bullgare e ruan lidhjen e vet me vendin kryesisht duke përkrahur financiarisht të afërmit edhe më të varfërit në atdhe. Dhe jo vetëm se dërgon rregullisht para, por mjetet janë duke u rritur vazhdimisht. Vitin e kaluar janë transferuar 284 milionë euro më shumë, sesa gjatë vitit 2016, ku shumat pothuajse arrinin nivelin e transferimit nga përpara krizës globale financiare dhe ekonomike të viteve 2007-2008. Në këtë  sfond dallohet një tendencë tjetër. Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Bullgari kohët e fundit po pakësohen dhe arritën mezi 902 milionë euro gjatë vitit të kaluar. Kjo është më ka se sa është niveli i investimeve të mëparshme që përpara krizës, kur në Bullgari  derdheshin për vit nga 8-9 miliardë euro kapitale të huaja. Në fund të fundit, aktualisht del se investimet më të mëdha të huaja vijnë nga emigracioni bullgar. Nga pikëpamja ekonomike  kjo është dhe mirë, por në një farë kuptimi  edhe jo të kënaqshme. Thjesht sepse këto investime në parim nuk janë të caktuara të përdoren si një kapital prodhues, por shërbejnë para së gjithësh për nevojat  dhe shpenzimet e përditshme të popullsisë, me fjalë të tjera për konsum. Por, pikërisht këtu ka dhe një nuancë. Një nga faktorët bazë për rritjen e mirë ekonomike gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti në vend, është pikërisht konsumi. Me fjalë të tjera, paratë e emigrantëve bullgarë tërheqin përpjetë tërë ekonominë dhe shumë shpesh bile ata përdoren nga njerëzit vend  për fillimin e një biznesi të vogël.

Paratë e dërguara nga jashtë nuk mund të zëvendësojnë investimet e huaja. Por, është shumë gjë e mirë që prapë së prapi vijnë para të freskëta në Bullgari. Ato përmirësojnë nivelin e jetesës të pjesës më të madhe të ekonomive shtëpiake në vend, me qenë se në rreth 50% nga familjet bullgare ka emigrantë ekonomik. Këtu mbase duhet të shtohet rrethana, se Banka Popullore Bullgare vëren vetëm kompanitë për transferimin e  parave dhe transferimet e bëra nëpërmjet bankave. Paratë në dorë, nën formën e sendeve dhe aparateve të ndryshme nuk und të hyjnë në statistikë. Kurse ato përbëjnë shuma të konsiderueshme. Bile disa ekspertë mendojnë se vlera e tyre  është jo më e pakët nga disa qindra milionë euro për vit. Kjo vetëm e shumon ndikimin pozitiv të parave të emigrantëve mbi ekonominë bullgare dhe nivelin e jetesës së popullsisë bullgare.

Vlladimir Sebev

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.