🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,110 ▲ +0.11% ETH $1,884 ▲ +0% XRP $1.0012 ▼ -0.05% SOL $75.4500 ▲ +0%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
Kosova

Enver Hasani ngre alarmin: Spiunazhi serb në Kosovë lidhet me Islamin politik

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me rastet e fundit të spiunazhit në Kosovë, duke thënë se në të gjitha rastet e bëra publike, Serbia ka kërkuar informacione që lidhen me Islamin politik në vend.

Në një intervistë për Gazetën Express, Hasani deklaroi se ky fenomen duhet të merret seriozisht nga institucionet dhe klasa politike, pasi, sipas tij, bëhet fjalë për një çështje që prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.

“Për aq sa kanë qenë publike rastet e arrestimeve për spiunazh, një gjë kam vërejtur: në të gjitha rastet, pa përjashtim, Serbia ka kërkuar nga spiunët kosovarë që të përcjellin dhe të raportojnë mbi çështjen e Islamit politik në Kosovë dhe gjendjen e tij. Kjo është shumë shqetësuese dhe secili politikan duhet ta marrë seriozisht këtë fenomen”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë përpjekjet për të ndikuar në Kosovë dhe për të minuar shtetësinë e saj, por përgjigjja nuk duhet të kufizohet vetëm në masat e sigurisë dhe kundërspiunazhin.

Hasani vlerëson se institucionet duhet të analizojnë më thellë fenomenin e Islamit politik dhe ndikimin e tij në shoqërinë kosovare, duke theksuar se nevojiten veprime më të gjera politike, shoqërore dhe kulturore.

Ai theksoi se problemet nuk mund të zgjidhen vetëm përmes përdorimit të forcës dhe operacioneve të kundërspiunazhit, por kërkojnë edhe një qasje më të gjerë institucionale dhe shoqërore. Sipas tij, duhet të analizohet shtrirja e Islamit politik, i cili, siç u shpreh ai, bazohet kryesisht në rrymat selefiste dhe vehabiste dhe jo në Islamin tradicional hanefi.

“Vetëm me dhunë dhe kundërspiunazh të suksesshëm nuk adresohen problemet shpirtërore dhe indoktrinimi i qytetarëve të vendit”, tha Hasani, duke paralajmëruar se neglizhimi i këtij fenomeni mund të çojë në radikalizim edhe më të madh të qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.