☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.75 ▼2.28%
ARI 3,921 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,463 ▲ +0.98% ETH $2,290 ▲ +0.96% XRP $1.2562 ▲ +0.32% SOL $94.9300 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.75 ▼2.28 % ARI 3,921 ▲0.56 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.75 ▼2.28 % ARI 3,921 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Fushë Arrëz, arrestohen babë e bir për kultivimin e 172 bimëve narkotike

Dy persona, babë e bir, janë vënë në pranga në Fushë Arrëz, pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, pranë banesës së tyre në fshatin Berishë.

Policia e Pukës njofton se arrestimi i 59-vjeçarit T. M. dhe djalit të tij, 24-vjeçarit Y. M., u bë në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”.

Shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet në terren dhe, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar rastin e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas Policisë, 172 bimët e dyshuara narkotike janë gjetur në afërsi të banesës së dy të arrestuarve. Një pjesë e tyre u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.