🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,539 ▼0.62%
DOW 51,424 ▼1.29%
NASDAQ 25,917 ▼0.25%
NAFTA 102.84 ▼2.83%
ARI 4,314 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,839 ▼ -0.29% ETH $2,406 ▼ -0.05% XRP $1.2880 ▼ -2.33% SOL $98.1900 ▼ -0.14%
S&P 500 7,539 ▼0.62 % DOW 51,424 ▼1.29 % NASDAQ 25,917 ▼0.25 % NAFTA 102.84 ▼2.83 % ARI 4,314 ▼0.43 % S&P 500 7,539 ▼0.62 % DOW 51,424 ▼1.29 % NASDAQ 25,917 ▼0.25 % NAFTA 102.84 ▼2.83 % ARI 4,314 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kosova

Gjermania: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk i shfajëson aktorët jugosllavë për krimet në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe synimi i saj për një shtet të pavarur nuk ishin objekt i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në reagimin pas shpalljes së aktgjykimit, ai theksoi se vendimi nuk i liron nga përgjegjësia aktorët jugosllavë për konfliktin e armatosur dhe shkeljet masive të të drejtave të njeriut ndaj popullit të Kosovës.

“Siç theksoi kryetari i trupit gjykues gjatë shpalljes së aktgjykimit, vetë Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ishte në gjyq dhe as synimi i saj për një Kosovë të pavarur”, thuhet në deklaratë.

Ambasadori gjerman tha se Berlini e ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara që nga fillimi, me bindjen se ato japin kontribut të rëndësishëm në trajtimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Sipas tij, puna e kësaj gjykate ndikon edhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Duke i themeluar Dhomat e Specializuara dhe duke bashkëpunuar me Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Kosova ka dëshmuar se po e përmbush përgjegjësinë e saj, përfshirë trajtimin e krimeve të luftës, si shtet i pavarur dhe sovran”, deklaroi ai.

Në reagim ritheksohet se aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nuk e ndryshon përgjegjësinë për krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës në fund të viteve ’90.

“Aktgjykimi në asnjë mënyrë nuk i shfajëson aktorët jugosllavë nga përgjegjësia për konfliktin e armatosur dhe shkeljet në shkallë të gjerë të të drejtave të njeriut që iu shkaktuan popullit të Kosovës në fund të viteve 1990, të cilat tashmë janë hetuar nga gjykatat ndërkombëtare dhe që nxitën ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Ambasadori gjerman u bëri thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë aktgjykimin dhe dinjitetin e viktimave.

Reagimi erdhi pasi Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin për krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet. Aktgjykimi i shkallës së parë mund të apelohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.