☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,796 ▲ +0.55% ETH $2,268 ▲ +1.07% XRP $1.2495 ▼ -0.5% SOL $95.6300 ▼ -1.27%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Gjini ngre alarmin për spiunazhin: Edhe sa spiunë të tjerë mund të jenë emëruar në majat e pushtetit?

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për infiltrimin e shërbimeve sekrete armike në institucionet e Kosovës dhe ndikimin e tyre në zhvillimet politike e shoqërore në vend.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Gjini ka thënë se kjo tashmë është bërë evidente, duke iu referuar edhe rasteve të personave të arrestuar nën dyshimet për spiunazh.

“Spunët tanimë edhe të arrestuar, sikurse ky Fehim Sali, janë me qasje në zyrat më të larta shtetërore dhe po ndikojnë drejtpërdrejt në zbehjen e shtetit dhe demokracisë”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, ndikimi i këtyre rrjeteve nuk kufizohet vetëm brenda institucioneve, por shtrihet edhe përmes propagandës dhe rrjeteve sociale.

Gjini ka renditur disa qëllime që, sipas tij, synohen përmes kësaj lufte hibride: fragmentimi i shoqërisë deri në nxitjen e konfliktit të brendshëm, dëmtimi i historisë dhe figurave kombëtare, pengimi i zhvillimit ekonomik, dëmtimi i marrëdhënieve me vendet mike dhe krijimi i një klime të pashpresës tek qytetarët.

“Kjo është qëllimi i shërbimeve armiqësore dhe ky kurs po ndiqet tash e shumë vite, nga brenda sistemit dhe përmes luftës hibride, kryesisht propagandës elektronike”, ka deklaruar ai.

Në fund, Gjini ka ngritur pyetjen se sa persona të tjerë të dyshuar për lidhje me shërbime të huaja mund të jenë të emëruar në pozita të rëndësishme shtetërore.

“Një i arrestuar për spiunazh si Fehim Sali, i cili ishte emëruar edhe në Këshillin Konsultativ për Komunitete, duhet të ngrinte pyetjen kryesore: Edhe sa spiunë të tjerë mund të jenë të emëruar në majat e pushtetit?”, ka shkruar Gjini. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.