☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,787 ▲ +0.58% ETH $2,268 ▲ +1.11% XRP $1.2493 ▼ -0.52% SOL $95.6600 ▼ -1.24%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Hoti: LDK-ja e gatshme të kontribuoj për një president të pranueshëm për të gjithë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se LDK-ja është tërhequr nga kërkesa për balancë të institucioneve, me qëllim që të mundësohet themelimi i institucioneve të vendit.

Hoti ka thënë se kjo çështje është diskutuar gjerësisht brenda strukturave të LDK-së dhe se partia ka vendosur t’i japë mundësi procesit për të ecur përpara, në mënyrë që të tejkalohet bllokada institucionale.

“Ne kemi hequr dorë nga ajo kërkesë e jona dhe kemi treguar gatishmërinë tonë që, në fazën kur vijmë tek diskutimi për të zgjedhur presidentin, të jemi konstruktivë në gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme dhe të pranueshme për gjithë spektrin politik”, ka deklaruar Hoti.

Sipas tij, partia që ka dalë e para në zgjedhje në këtë rast LVV, bashkë me partnerët e saj i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë.

Më pas, sipas Hotit, partitë politike do të kenë mundësi të diskutojnë për zgjedhjen e presidentit.

“Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës shprehim gatishmërinë tonë që të kontribuojmë në atë proces”, tha ai.

Hoti ka përsëritur kërkesën e LDK-së për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se nuk ka arsye për vonesa.

“Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë ta kërkojmë me këmbëngulje thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit. Nuk ka asnjë arsye për vonesat”, u shpreh ai.

Deputeti i LDK-së ka theksuar se partia e tij nuk është e gatshme për diskutime të tjera përveç çështjes së presidentit.

“Vetëm në këtë pikë tash ka mbetur hapësira për diskutim. Diskutimet e tjera nuk ka mbetur pra gatishmëri dhe as hapësirë dhe as vullnet prej nesh që të bëhen”, deklaroi Hoti.

Ai ka thënë se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë për gjetjen e një kandidati për president që do të ishte i pranueshëm për të gjitha forcat politike. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.