☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,697 ▼0.62%
DOW 53,376 ▼0.16%
NASDAQ 26,295 ▼1.31%
NAFTA 84.14 ▲0.48%
ARI 4,411 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,718 ▲ +0.56% ETH $1,914 ▲ +0.37% XRP $1.0015 ▲ +0.1% SOL $77.2600 ▲ +1.94%
S&P 500 7,697 ▼0.62 % DOW 53,376 ▼0.16 % NASDAQ 26,295 ▼1.31 % NAFTA 84.14 ▲0.48 % ARI 4,411 ▼1.4 % S&P 500 7,697 ▼0.62 % DOW 53,376 ▼0.16 % NASDAQ 26,295 ▼1.31 % NAFTA 84.14 ▲0.48 % ARI 4,411 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kosova

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Mitrovicën e Veriut

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, të cilët dyshohen për përfshirje në veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Sipas njoftimit të IPK-së, hetimi paraprak është iniciuar sipas detyrës zyrtare, me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave që lidhen me veprimet policore gjatë një operacioni të zhvilluar në fshatin Dren të Zubin Potokut.

Hetimet kanë nisur pas raportimeve mediale dhe deklaratave publike të 11 gushtit 2026, lidhur me pretendimet e një qytetari me inicialet N.R., i cili ka akuzuar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës për tejkalim të autorizimeve policore.

IPK ka bërë të ditur se, pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast.

“Departamenti i Hetimeve në IPK do të vazhdojë të ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë”, thuhet në njoftim.

IPK kishte njoftuar më 12 gusht se kishte nisur një hetim preliminar për këtë rast, duke theksuar se qëllimi i kësaj faze ishte mbledhja dhe vlerësimi i të gjitha informacioneve dhe provave të disponueshme, në përputhje me mandatin ligjor të institucionit.

Sipas IPK-së, gjatë procesit hetimor do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme, duke përfshirë bashkëpunimin me institucionet përkatëse, sigurimin e dokumentacionit dhe informacioneve zyrtare, si dhe intervistimin e personave që mund të kenë njohuri për rastin.

Inspektorati Policor i Kosovës ka theksuar se çdo ankesë apo informacion që lidhet me sjelljen e zyrtarëve policorë trajtohet me seriozitetin më të lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.