☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,796 ▲ +0.55% ETH $2,268 ▲ +1.07% XRP $1.2495 ▼ -0.5% SOL $95.6300 ▼ -1.27%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Ishte në arrati për tetë ditë, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për disa vepra penale

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Vezir Hazirajt, i dyshuar për veprat penale vrasje e mbetur në tentativë, mbajtje të paautorizuar të armëve dhe kanosje.

Kërkesa për paraburgim është paraqitur pas përfundimit të seancës dëgjimore, ndërsa vendimi për masën e sigurisë pritet të merret nga Gjykata.

Prokurorja Saide Gashi ka bërë të ditur se Prokuroria gjatë seancës ka paraqitur para gjykatës arsyet dhe bazat mbi të cilat është mbështetur kërkesa për caktimin e paraburgimit.

“Prokuroria sapo e përfundoi seancën dëgjimore të lidhur me caktimin e masës apo vendosjen lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin. Kemi dhënë shkaqet, arsyet për krejt bazat e kërkesës dhe tani presim vendimin e gjykatës, edhe pse mbrojtja nuk e ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për masën e caktimit”, ka deklaruar Gashi.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 7 gusht në fshatin Orroberdë të Istogut, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe Dardan Haxhijajt.

Haziraj dyshohet se ka shtënë me një pushkë gjuetie të modifikuar në drejtim të Haxhijajt, duke e qëlluar në kofshë dhe duke i shkaktuar, sipas Prokurorisë, lëndime të rrezikshme për jetën.

Pas incidentit, i dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka qëndruar në arrati deri më 15 gusht.

Gjatë kohës sa ishte në arrati, ai dyshohet se ka publikuar edhe mesazhe me përmbajtje kërcënuese ndaj zyrtarëve policorë.

Prokuroria, mbi bazën e rrethanave të rastit dhe dyshimeve të ngritura, ka kërkuar që ndaj Hazirajt të caktohet masa e paraburgimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.