☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 79.44 ▼0.2%
ARI 4,030 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,211 ▼ -0.79% ETH $1,885 ▲ +0.17% XRP $1.1067 ▼ -0.18% SOL $76.1600 ▼ -1.69%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.44 ▼0.2 % ARI 4,030 ▼0.54 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.44 ▼0.2 % ARI 4,030 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

Kapri: Mos guxoni të sillni në Kuvend pr.ligjin për shitjen e tokës bujqësore publike. Balla: Gënjeshtar me pagesë! Saliu ka firmosur masterplanin e Zvërnecit, kam dokumentin

Debate të forta kanë shoqëruar seancën plenare të Kuvendit, ku përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës shkëmbyen akuza për çështjen e pronave dhe politikat e qeverisë në sektorin e tokave bujqsore.

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ddeklaroi se shumë shpejt në Kuvend qeveria do të dërgojë në Kuvend për votim pr.ligjin për shitjen e tokës bujqësore publike për shtetas të huaj, duke akuzuar qeverinë se me nismat ligjore po cenon të drejtën e pronësisë dhe paralajmëroi reagim të fortë nga pronarët nëse projektligji miratohet.

“Hiqni dorë nga këto nisma. Respektoni të drejtën e shqiptarëve për pronësinë, pasi fundi juaj do të jetë shumë më i rëndë sesa keni imagjinuar. Mos guxoni ta sillni atë projektligj në Parlament, sepse më pas Parlamenti do të rrethohet nga dhjetëra mijëra pronarë shqiptarë, të cilët nuk do t’ia falin më Ramës. Dhe ti, Taulant, je strumbullari kryesor që i lëviz gjërat në Parlament. Jepuni shpjegim shqiptarëve se si do t’ua jepni tokën vlonjatëve këtij personazhi këtu”, tha Kapri, duke iu referuar aktorit turk Burak Özçivit. “Do të jepni përgjigje. Ju ka dalë boja, ju ka ardhur fundi. Nuk do të ketë më Kanye West dhe Osman që t’ju dalin për zot”, u shpreh ai.

Deklaratat e deputetit të opozitës sollën reagimin e menjëhershëm të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili e akuzoi Kaprin për manipulim dhe dezinformim lidhur me përmbajtjen e projektligjit.

“Gënjeshtar me pagesë. I vetmi njeri që do të mbahesh mend në këtë Kuvend, që erdhe si mbajtës çante i një deputeti tjetër, je ti. Erdhe këtu, bëre të njëjtin gabim dhe u kape me presh në dorë. Iu referove ligjit për tokën bujqësore dhe censin e bujqësisë, një ligj që është pjesë e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. The se ligji për tokën bujqësore është bërë me porosi, që do të thotë se sipas teje Taulant Balla paska korruptuar Bashkimin Europian dhe Parlamentin Europian. Gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra”, tha Balla.

Më tej, ai e akuzoi Kaprin se mbron interesat e kryetarit të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

“Ti mbron interesat e familjes së Agron Shehajt, nga i cili paguhesh. Duhet ta dish se Shehaj dhe familjarë të tij janë ndër personat më të përfshirë në grabitjen dhe masakrën e pronave në Vlorë. Arsyeja pse padronin tënd, tutorin tënd politik, nuk e votojnë në Vlorë është pikërisht sepse ai dhe njerëzit e tij kanë grabitur prona”, deklaroi Balla.

Kreu i grupit socialist theksoi se projektligji nuk është një nismë e qeverisë shqiptare, por një detyrim që rrjedh nga procesi i integrimit europian.

“Nëse hyn në Bashkimin Europian, duhet të përafroni legjislacionin tuaj me atë të BE-së. Acquis communautaire është legjislacioni europian dhe ai e përcakton qartë se Shqipëria duhet të harmonizojë rregullat për administrimin e tokës bujqësore me standardet europiane. Kështu funksionon edhe në Itali. Nuk mund të pretendoni integrim europian dhe njëkohësisht të kundërshtoni detyrimet që burojnë prej tij”, u shpreh Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.