☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 25 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $64,422 ▲ +0.37% ETH $1,876 ▲ +0.87% XRP $1.1010 ▲ +1.34% SOL $74.6700 ▲ +1.03%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1377 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9303 EUR/ALL 93.8885 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4377 EUR/TRY 53.8348 EUR/JPY 186.36 EUR/CAD 1.6028
25 Jul 2026
Breaking
Kosova

Kërkohet hetime për profilet e dyshuara të rreme në Facebook

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me rastin e njohur si “Lule Gjeli”, duke kërkuar veprim të shpejtë nga Prokuroria.

Hoti ka thënë se për vite me radhë, gjuha e urrejtjes, linçimi publik, shpifjet dhe fushatat e koordinuara kanë dëmtuar debatin politik në Kosovë.

Sipas tij, emra, profile anonime dhe mekanizma propagandistikë janë përdorur për të sulmuar personat që kanë menduar ndryshe.

“Rasti Lule Gjeli duhet të shërbejë si këmbanë alarmi. Nga hetimet do të zbulohen lidhjet e ‘Lule Gjelit’ me makinerinë propaganduese të VV-së dhe se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar, por me një model të rrezikshëm të të bërit politikë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të veprojë me urgjencë, duke theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.

“Aq më pak ata që, në emër të pushtetit, kanë mbjellë urrejtje dhe përçarje në shoqëri”, ka deklaruar Hoti.

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Deliu, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj profilit në Facebook “Lule Gjeli”, i cili dyshohet për përhapje të gjuhës së urrejtjes, kërcënime dhe shantazh.

Deliu ka njoftuar se të hënën do të paraqitet në Prokurorinë Speciale për ta denoncuar rastin dhe për të ofruar informacionet që posedon. Ajo u ka bërë thirrje edhe personave të tjerë që pretendojnë se janë kërcënuar, shantazhuar apo fyer nga ky profil që t’i dorëzojnë dëshmitë e tyre te organet e drejtësisë.

Ndërkohë, Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se profile të tilla të rreme janë shfaqur ndër vite ndaj personave që kanë kritikuar vendimet apo veprimet e pushtetit.

Cakolli ka ngritur dyshime se profilet që përdorin të njëjtën gjuhë dhe metodologji sulmesh mund të kenë prapavijë politike, duke kërkuar që rasti “Lule Gjeli” të hetohet deri në fund për të zbuluar identitetin, motivet, lidhjet dhe financimin eventual.

Sipas tij, një hetim i plotë do të mund të tregonte nëse pas këtyre profileve ka funksionuar një skemë më e gjerë, ndërsa ka paralajmëruar se tolerimi i sulmeve të tilla online ka ndikuar në polarizimin e shoqërisë dhe ka dëmtuar debatin publik./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.