🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.20 ▼1.04%
ARI 4,134 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,752 ▲ +4.8% ETH $2,431 ▲ +7.28% XRP $1.3084 ▲ +4.29% SOL $96.1800 ▲ +4.43%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.20 ▼1.04 % ARI 4,134 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.20 ▼1.04 % ARI 4,134 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

KINË – Ekonomia ngadalësohet në të gjithë sektorët

PEKIN, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Ekonomia e Kinës shfaqi shenja të reja ngadalësimi në korrik, me prodhimin industrial, shitjet me pakicë dhe investimet që rezultuan nën pritshmëritë e analistëve.

Prodhimi industrial u rrit me 4,5 për qind në korrik krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar një ngadalësim nga rritja prej 5,3 për qind në qershor, njoftoi sot n Zyra Kombëtare e Statistikave në Pekin.

Shitjet me pakicë u rritën vetëm me 0,6 për qind, ndërsa investimet në asetet fikse për periudhën janar-korrik ranë me 6,7 për qind.

Të tre treguesit ishin më të dobët se parashikimet e analistëve.

Kriza e sektorit të pasurive të paluajtshme vazhdon të rëndojë mbi ekonominë kineze. Investimet në këtë sektor ranë me 19,2 për qind gjatë shtatë muajve të parë të vitit.

Edhe kërkesa e dobët e brendshme mbetet një problem për ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Eksportet e fuqishme vazhdojnë të jenë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë kineze.

Megjithatë, suficiti i madh tregtar po shkakton tensione me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Në tremujorin e dytë, ekonomia kineze u rrit me 4,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për të gjithë vitin, Pekini synon një rritje ekonomike mes 4,.5 dhe 5 për qind.

Të dhënat e fundit pritet të shtojnë presionin ndaj qeverisë kineze për të ndërmarrë masa të reja stimuluese për ekonominë, veçanërisht për të nxitur konsumin dhe investimet e brendshme. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.