Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.50 ▼1.26%
ARI 4,367 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,980 ▼ -1.8% ETH $2,399 ▼ -3.56% XRP $1.2940 ▼ -7.56% SOL $97.1400 ▼ -3.81%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.50 ▼1.26 % ARI 4,367 ▲0.78 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.50 ▼1.26 % ARI 4,367 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kosova sot në pritje – pak orë para vendimit të madh për shpalljen e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së

Pas tri vitesh proces gjyqësor në Hagë e afro gjashtë vjet në paraburgim sot më 16 shtator 2026 në Gjykatën Speciale shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe është paraparë të zgjasë deri në orën 12:00.

Aktgjykimi që do të shpallet pas përfundimit të një procesi të gjatë gjyqësor, në të cilin janë dëgjuar dëshmitarë dhe janë shqyrtuar një numër i madh provash të paraqitura nga palët.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Ata janë arrestuar në nëntor të vitit 2020, ndërkaq gjykimi nisi më 3 prill 2023.

Prokuroria përfundoi paraqitjen e provave më 15 prill 2025; mbrojtja përfundoi në dhjetor 2025, ndërsa deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt 2026.

Aktakuza përfshin pretendime për përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë, si dhe akuza për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

Sipas aktakuzës, krimet e pretenduara lidhen me periudhën e viteve 1998 dhe 1999 dhe me disa lokacione në Kosovë, si dhe në veri të Shqipërisë. Pretendimet e aktakuzës nuk përbëjnë konstatime përfundimtare të gjykatës.

Viktimat e pretenduara përfshijnë serbë, romë dhe shqiptarë që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së.

Prokuroria pretendon se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”, që synonte marrjen dhe ushtrimin e kontrollit mbi Kosovën, përfshirë përmes frikësimit, keqtrajtimit, dhunës dhe largimit të atyre që konsideroheshin kundërshtarë.

Por, të katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin deklaruar të pafajshëm.

E gjatë procesit gjyqësor, përballë pretendimeve të Prokurorisë, mbrojtja solli disa prej emrave më të njohur ndërkombëtarë, të cilët kishin qenë të përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimet e viteve 1998–1999 gjatë luftës në Kosovë.

Një prej dëshmive që mori vëmendjen më të madhe ishte ajo e gjeneralit amerikan Wesley Clark.

Ish-komandanti suprem i NATO-s, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të Aleancës më 1999 kundër forcave jugosllave, dëshmoi për dy ditë në Hagë.

Mesazhi i tij ishte i qartë: Hashim Thaçi nuk kishte përgjegjësi për aktet individuale të dhunës dhe hakmarrjes që kishin ndodhur në Kosovë.

Clark shkoi edhe më tej në dëshminë e tij.

Ai deklaroi se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishin terroristë, por njerëz që po luftonin kundër një regjimi të padrejtë dhe për lirinë e vendit.

Në fund të dëshmisë së tij, Clark tha se edhe pasi e kishte ndjekur këtë proces gjyqësor, vazhdonte t’i qëndronte bindjes se Hashim Thaçi nuk ishte përgjegjës për aktet individuale të dhunës në Kosovë.

Pas tij dëshmoi James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit dhe një prej zyrtarëve që kishte qenë drejtpërdrejt i përfshirë në diplomacinë amerikane gjatë luftës në Kosovë dhe në negociatat e Rambujesë.

Rubin e përshkroi Hashim Thaçin si “fytyrën politike” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas dëshmisë së tij, Thaçi nuk kishte kontroll dhe as komandë efektive mbi komandantët e zonave të UÇK-së.

Rubin foli gjithashtu për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara e shihnin rolin e Thaçit gjatë asaj periudhe, si dhe për raportet mes strukturës politike dhe asaj ushtarake të UÇK-së.

Përveç Wesley Clarkut dhe James Rubinit, në kuadër të çështjes së mbrojtjes dëshmuan edhe diplomatë, ekspertë dhe ish-zyrtarë ndërkombëtarë që kishin njohuri të drejtpërdrejta për zhvillimet në Kosovë gjatë viteve 1998–1999.

Gashi: Në rast të aktgjykimit lirues, paraburgimi ndërpritet menjëherë – kthimi mund të organizohet brenda ditës

Avokati Tomë Gashi ka folur për Telegrafin lidhur me atë se çfarë mund të ndodhë në rast se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është lirues.

Gashi ka thënë se, sipas vlerësimit të tij, me shpalljen e një vendimi të tillë do të ndërpritej edhe paraburgimi, ndërsa më pas do të mbeteshin çështjet teknike të kthimit të tyre në Kosovë.

“Në momentin që shpallet aktgjykimi lirues, me vendim të njëjtë ndërprehet paraburgimi dhe pastaj janë çështje teknike të organizimit”, ka thënë ai.

Gashi ka shprehur pritjen që, në një skenar të tillë kthimi në Prishtinë të mund të organizohej brenda ditës.

“Meqenëse aktgjykimi do të shpallet paradite, që i bie brenda ditës aranzhohen fluturimet dhe sillen në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka thënë se një kthim i tillë do të pritej me një manifestim të madh në Kosovë.

“Ne nuk po themi që aktgjykimi duhet të jetë lirues vetëm që ne jemi shqiptarë, por e drejta ndërkombëtare është në anën tonë”, ka përfunduar Gashi.

Ndryshe në një intervistë për Telegrafin, Gashi ka folur për procesin gjyqësor në Hagë, provat e paraqitura gjatë tij, skenarët e mundshëm të aktgjykimit dhe atë që, sipas tij, do të ndodhte në rast të një vendimi lirues. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.