☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 101.75 ▼2.28%
ARI 3,921 ▲0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,463 ▲ +0.98% ETH $2,290 ▲ +0.96% XRP $1.2562 ▲ +0.32% SOL $94.9300 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.75 ▼2.28 % ARI 3,921 ▲0.56 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 101.75 ▼2.28 % ARI 3,921 ▲0.56 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Kryebashkiaku i Libohovës del kundër Reformës së re Territoriale

Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide, ka kundërshtuar publikisht projektligjin e Reformës së re Territoriale, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Libohovë me Bashkinë Gjirokastër.

Ai u ka bërë apel deputetëve të qarkut që të mos mbështesin nismën në Kuvend, duke e cilësuar mbrojtjen e Libohovës si një detyrim ndaj qytetarëve.

Sipas draftit të paraqitur nga mazhoranca, Libohova është një nga 15 bashkitë që rrezikojnë të humbasin statusin e tyre dhe të kthehen në njësi administrative.

REAGIMI I PLOTE:

Të nderuar deputetë të qarkut, të zgjedhur me votën e qytetarëve që përfaqësoni,

Sot nuk ju drejtohem për interes politik, por për përgjegjësinë që buron nga besimi që qytetarët kanë vendosur mbi ju.

Libohova ndodhet përballë një rreziku real. Nëse kjo reformë do të çojë në shkrirjen e Bashkisë sonë, atëherë momenti për të vepruar është tani, jo pasi vendimi të jetë marrë.

Ju jeni zëri ynë në Kuvendin e Shqipërisë. Vota që mbani në Parlament nuk është vetëm një e drejtë kushtetuese, ajo është besimi i mijëra qytetarëve që ju zgjodhën për t’i përfaqësuar dhe për t’i mbrojtur kur preken interesat e tyre.

Prandaj ju bëj thirrje të përdorni çdo mundësi parlamentare dhe politike për të mbrojtur të drejtën e Libohovës për të vazhduar të ekzistojë si bashki. Nëse kjo çështje vjen për votim në Kuvend, ju kërkoj të jeni në lartësinë e mandatit që ju është besuar dhe të mbroni me bindje interesin e komunitetit që përfaqësoni.

Historia nuk i kujton ata që heshtën në momentet vendimtare, por ata që patën guximin të ngriheshin në mbrojtje të qytetarëve të tyre. Sot keni mundësinë të dëshmoni se vota e qytetarëve nuk ishte thjesht një mandat për të qenë në Parlament, por një përgjegjësi për të qenë në krah të tyre kur e ardhmja e vendit të tyre vihet në rrezik.

Libohova nuk kërkon privilegje. Kërkon drejtësi, përfaqësim dhe respekt për historinë, identitetin dhe të ardhmen e saj.

Qëndrimi im personal është ky.

Sot zgjedh të jem në krah të qytetarëve të mi, ashtu siç kam qenë gjithmonë. Ky nuk është një qëndrim i diktuar nga rrethanat, por një parim që më ka udhëhequr në çdo hap të rrugëtimit tim. Nuk mund të jem askund tjetër veçse pranë njerëzve që më kanë besuar dhe pranë vendit që më ka rritur.

Për këtë arsye, deklaroj se, deri në sqarimin përfundimtar të fatit të Bashkisë Libohovë, nuk do të jem pjesë e asnjë takimi apo procesi ku nuk mbrohen qartë të drejtat dhe interesat legjitime të Libohovës dhe të komunitetit të saj. Prania ime nuk mund të shërbejë për të legjitimuar heshtjen përballë një padrejtësie që rrezikon të ardhmen e vendit tim.

Do të jem në çdo tryezë ku mbrohet zëri i Libohovës dhe ku kërkohen zgjidhje në interes të saj. Sot, si gjithmonë, zgjedh të jem në krah të qytetarëve të mi, sepse mbiemri ynë i dytë është LIBOHOVA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.