🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 26 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $64,518 ▲ +0.75% ETH $1,885 ▲ +1.49% XRP $1.1005 ▲ +0.96% SOL $75.1400 ▲ +1.55%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
26 Jul 2026
Breaking
Kosova

Kurti dhe Haxhiu bëjnë homazhe te varri i Adem Demaçit: Shembulli i pathyeshmërisë dhe përjetësisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule te varri i intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, në përvjetorin e tetë të ndarjes së tij nga jeta.

Kryeministri Kurti tha se Adem Demaçi mbetet simbol i qëndresës dhe rezistencës ndaj shtypjes së shqiptarëve gjatë periudhës së regjimit jugosllav e serb.

“Adem Demaçi është shembulli i pathyeshmërisë dhe përjetësisë. Ai u rrit, mbajti 28 vjet burg, vazhdoi jetën duke mos u lëkundur asnjëherë nga rruga dhe idealet që kishte nisur. Baca Adem e kishte kuptuar dialektikën e jetës ngaqë nuk i frikësohej vdekjes”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se vuajtjet dhe përndjekjet nuk e thyen veprimtarin, por e forcuan në bindjet e tij.

“Vuajtjet i kthente në forcë, dhuna ia farkëtonte rezistencën, teksa vepra i bëhej e pavdekshme. Ai e ‘kishte vrarë vdekjen’”, tha Kurti.

Adem Demaçi kaloi gjithsej 28 vjet në burgjet e regjimeve jugosllave dhe serbe, në tri periudha të ndryshme: fillimisht 3 vjet, më pas 10 vjet dhe herën e tretë 15 vjet. Pavarësisht burgimit të gjatë, ai vazhdoi angazhimin e tij për të drejtat politike dhe kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Në vitin 1991, Parlamenti Evropian e nderoi Demaçin me Çmimin “Sakharov” për luftën e tij për lirinë e mendimit dhe të shprehjes, si dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se jeta e Adem Demaçit lidhi disa etapa të rëndësishme të historisë së Kosovës.

“Së bashku me Kryeministrin Kurti, bëmë homazhe në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, një prej figurave kryesore të përpjekjes së Kosovës për liri”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo kujtoi se Demaçi ishte zë i të drejtave të shqiptarëve në kohë kur ato mohoheshin dhe se ai mbeti aktiv në jetën publike edhe pas çlirimit të Kosovës.

“Baca Adem zgjodhi të mos heshtte dhe për këtë zgjedhje pagoi me 28 vjet burg. Por as burgimi dhe as përndjekja nuk e bënë të hiqte dorë nga bindjet e tij dhe nga kërkesa për lirinë e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Sipas saj, figura e Demaçit nuk mund të ndahet nga historia e mendimit politik dhe rezistencës shqiptare në Kosovë.

“Adem Demaçi nuk ishte njeri i fjalëve të matura për t’u pëlqyer të gjithëve. Ishte i drejtpërdrejtë, shpesh i ashpër dhe gjithmonë i gatshëm ta mbronte atë që besonte”, ka deklaruar Haxhiu.

Adem Demaçi, përveç veprimtarisë së tij politike dhe angazhimit për çështjen kombëtare, ishte edhe shkrimtar dhe përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u nda nga jeta më 26 korrik 2018. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.