☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.89 ▼3.1%
ARI 3,910 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,475 ▲ +0.81% ETH $2,301 ▲ +1.44% XRP $1.2554 ▲ +0.28% SOL $95.0900 ▼ -0.52%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.89 ▼3.1 % ARI 3,910 ▲0.28 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.89 ▼3.1 % ARI 3,910 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Kurti priti Hamzën në takim, diskutojnë për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të enjten në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Në takim është diskutuar për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilin Kurti e ka vlerësuar si të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera.

Sipas njoftimit të Qeverisë, kryeministri Kurti ka theksuar se aktgjykimi duhet të ndryshohet pozitivisht në shkallën e Apelit.

“Duke e vlerësuar aktgjykimin të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, kryeministri Kurti theksoi se ai duhet ndryshuar pozitivisht në shkallën e apelit”, thuhet në njoftim.

Kurti dhe Hamza kanë ndarë mendimet dhe përshtypjet e tyre lidhur me vendimin e djeshëm, ndërsa kanë diskutuar edhe për rrugët dhe mënyrat që duhet ndjekur për të kërkuar korrigjimin e tij në procedurat e mëtejshme.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, janë zotuar për komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë për çështjet me interes publik, shtetëror dhe kombëtar.

Në njoftim, Qeveria ka theksuar se rezistenca e popullit të Kosovës dhe lufta çlirimtare ishin të drejta dhe të domosdoshme në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte përgjigje organizative e shqiptarëve ndaj një regjimi shtetëror shtypës sikurse ai i Jugosllavisë së Serbisë së Millosheviqit, që i ka të dokumentuara krimet: nga represioni sistematik deri te aparteidi, nga mohimi i të drejtave themelore njerëzore e qytetare deri te spastrimi etnik dhe gjenocidi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.