⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.41 ▲0.87%
ARI 4,148 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,234 ▼ -0.98% ETH $2,680 ▲ +0.28% XRP $1.4934 ▼ -1.37% SOL $118.3300 ▼ -2.79%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.41 ▲0.87 % ARI 4,148 ▼0.49 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.41 ▲0.87 % ARI 4,148 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Kosova

Kurti zhvillon takim me ministrin turk, kërkon ndihmën e Turqisë për ndërtimin e një linje të re ajrore Kosovë-SHBA

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Tregtisë të Turqisë, Ömer Bolat, i cili sot erdhi për vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Tregtisë të Turqisë, Ömer Bolat, i cili sot erdhi për vizitë zyrtare në Kosovë.

Zyra e Kryeministrit njofton se në takim Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe e falënderoi ministrin turk për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës.

]Kurti foli dhe për synimet për hapjen e një linje të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e Republikës së Turqisë, siç thotë ZKM.

Pasi theksoi bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, Kurti përcolli mirënjohjen dhe falënderimet e tij për presidentin Recep Tayyip Erdoğan për “angazhimin dhe mbështetjen e posaçme ndërkombëtare për Kosovën”.

Të dy palët diskutuan për mundësitë e zgjerimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë edhe për shërbimet, përfshirë ato profesionale, të teknologjisë së informacionit, të transportit dhe të logjistikës, si dhe shërbimet financiare.

Në këtë kontekst, kryeministri Kurti përmendi potencialin e jashtëzakonshëm të Republikës së Kosovës për eksport të shërbimeve”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.