☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,659 ▼0.2%
DOW 53,432 ▲0.29%
NASDAQ 26,035 ▼0.55%
NAFTA 85.17 ▼2.17%
ARI 4,691 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $78,942 ▲ +2.1% ETH $2,475 ▲ +1.09% XRP $1.4722 ▼ -2.21% SOL $95.9400 ▲ +0.74%
S&P 500 7,659 ▼0.2 % DOW 53,432 ▲0.29 % NASDAQ 26,035 ▼0.55 % NAFTA 85.17 ▼2.17 % ARI 4,691 ▲0.22 % S&P 500 7,659 ▼0.2 % DOW 53,432 ▲0.29 % NASDAQ 26,035 ▼0.55 % NAFTA 85.17 ▼2.17 % ARI 4,691 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
24 Aug 2026
Breaking
Politika

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit live në rrjetet sociale pas përfundimit të mbledhjes dyditore të qeverisë në Pogradec, ka ironizuar komentet që bëhen në rrjetet sociale për shtrembërimin e hundës së tij.

Rama tha se shenja në fytyrën e tij është pasojë e një dhune të ushtruar ndaj tij vite më parë dhe se do ta mbajë gjatë gjithë jetës.

“Shoh që ka herë pas here njerëz që merren me hundën time, me këtë asimetrinë këtu… Falë edhe kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenërinë politike të Shqipërisë jashtë këtyre pasqyrave dixhitale me ato që jetojnë në këto pasqyra, vjen ajo ironia e mallit, drogës, shtrembërimit”, u shpreh Rama.
Ai e cilësoi shtrembërimin e hundës si një shenjë të mbetur në trupin e tij nga një ngjarje e dhunshme.

“Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do ta mbajë gjithë jetën nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu ku unë kam lindur, jam rritur dhe jam sot këtu, sepse edhe këtë gjurmë s’e kam nga ndonjë arsye tjetër”, tha kryeministri.

Rama e lidhi këtë episod me dëshirën e tij për Shqipërinë dhe mënyrën se si donte të shihej vendi i tij në raport me të tjerët.

“Edhe kur nuk kisha asgjë në dorë doja një vend që të rrinte drejt, doja të jetoja në një vend që të mos i bënte bijtë e vet të ulnin kokën kur i pyesnin”, deklaroi ai.

Në vijim, kryeministri tha se nuk dëshironte të tregonte historinë e tij personale, por la të kuptohej se një ditë mund të flasë për gjërat që nuk ka arritur të realizojë.
“Jeni përgjithësisht më të rinj sesa ajo histori. Nëse ka një histori timen që një ditë mund ta tregoj, që është ajo e gjërave që nuk arrita të bëj dot”, përfundoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.