☁️
Tiranë 18°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 101.19 ▼0.71%
ARI 4,387 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,419 ▲ +0.8% ETH $2,447 ▲ +2.03% XRP $1.2939 ▲ +0.4% SOL $101.4100 ▲ +3.85%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.19 ▼0.71 % ARI 4,387 ▼0.29 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.19 ▼0.71 % ARI 4,387 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1504 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 91.7764 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3700 EUR/TRY 56.0326 EUR/JPY 179.05 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Kosova

Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Mijëra qytetarë janë mbledhur të enjten mbrëma, më 17 shtator, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët një ditë më parë janë dënuar me burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Protesta po zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve janë edhe një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Gjatë protestës, Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën te kazerma “Adem Jashari”, në drejtim të Fushë Kosovës, në aksin ku ndodhet objekti i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Selia e EULEX-it ishte cak i protestuesve një ditë më herët, pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Endrit Thaçi: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër

Në protestë ka marrë pjesë edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ka falënderuar popullin shqiptar për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka falënderuar gjithashtu mediat për bashkëpunimin dhe punën e tyre gjatë raportimit për zhvillimet e fundit.

“Dua t’i falënderoj të gjithë popullin shqiptar për mbështetje, jemi falënderues shumë. Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër”, deklaroi Thaçi para gazetarëve.

Në protestë po merr pjesë edhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-udhëheqësit të UÇK-së, Kadri Veseli.

Ai tha se pajtohet me deklaratën e Endrit Thaçit dhe u bëri thirrje gazetarëve që të dëgjojnë qytetarët e mbledhur në protestë.

“Nuk kam asgjë me shtu prej asaj që e tha Endriti. Ju ftoj t’i drejtoni mikrofonat, dëgjojeni popullin çka thotë”, tha Veseli.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale në Hagë dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim për krime lufte, ndërsa Kadri Veselin me 18 vjet burgim.

Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burgim, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Protesta të tjera janë paralajmëruar edhe në ditët në vijim. Për të premten është bërë thirrje për protestë nga veteranët e luftës./Telegrafi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.