Tiranë 36°C · Pjesërisht vranët 31 July 2026
S&P 500 7,427 ▼0.14%
DOW 52,147 ▼0.12%
NASDAQ 25,128 ▲0.02%
NAFTA 85.19 ▲1.91%
ARI 4,090 ▼1.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
₿ CRYPTO
BTC $62,668 ▼ -3.23% ETH $1,864 ▼ -2.94% XRP $1.0628 ▼ -2.15% SOL $73.3000 ▼ -1.72%
S&P 500 7,427 ▼0.14 % DOW 52,147 ▼0.12 % NASDAQ 25,128 ▲0.02 % NAFTA 85.19 ▲1.91 % ARI 4,090 ▼1.7 % S&P 500 7,427 ▼0.14 % DOW 52,147 ▼0.12 % NASDAQ 25,128 ▲0.02 % NAFTA 85.19 ▲1.91 % ARI 4,090 ▼1.7 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8565 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3965 EUR/TRY 54.7047 EUR/JPY 184.79 EUR/CAD 1.6137
31 Jul 2026
Breaking
Politika

Ministri Nufi: 40 mjetet e para taktike shqiptare forcojnë kapacitetet e ushtrisë

https://omg10.com/4/11463930

Forcat e Armatosura kanë marrë sot në dorëzim 40 mjetet e para taktike të prodhuara në Shqipëri me standardet e NATO-s, nga kompania “Timak Defence”. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit, duke e cilësuar këtë moment si një ditë krenarie për industrinë e mbrojtjes shqiptare.

Sot është një ditë krenarie për industrinë e mbrojtjes së Shqipërisë. Një ogur pozitiv, ku këto 40 mjete taktike sot janë një kontribut i qartë i forcimit të kapaciteteve të Forcave të Armatosura. Sot jemi dëshmitarë të asaj që Shqipëria po ndërton, aftësinë për të zhvilluar kapacitetet vendase në fushën e mbrojtjes. Ne jemi krenarë për cilësinë e mjeteve që dorëzohen, janë mjete të fjalës së fundit. Sot, Forcat e Armatosura kanë kapacitet serioze në përmbushjen e detyrave operacionale”, tha Ministri.

Ai theksoi se objektivi mbetet i qartë: ndërtimi i një industrie moderne të mbrojtjes, e aftë për të përmbushur nevojat e institucioneve shqiptare dhe angazhimet në NATO, si dhe për t’u integruar në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit.

Ministri e cilësoi këtë si një investim strategjik për të ardhmen e vendit, duke shtuar se deri në fund të vitit pritet dorëzimi i edhe 40-50 automjeteve të tjera.

Objektivi ynë mbete i qartë, të ndërtojmë industri moderne të mbrojtjes të aftë për të përmbushur nevojat e institucioneve tona dhe të gritha angazhimet që kemi në NATO, por njëkohësisht të integrojmë zinxhirët ndërkombëtar të furnizimit duke përmbushur standardet më të larta të cilësisë dhe besueshmërisë. Ky është një investim strategjik për të ardhmen e vendit. Deri ën fund të këtij viti do të presim edhe 40-50 automjete të tjera”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.