☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 13 August 2026
S&P 500 7,799 ▲0.65%
DOW 53,840 ▲0.13%
NASDAQ 26,803 ▲0.81%
NAFTA 81.21 ▼2.47%
ARI 4,407 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,440 ▼ -0.12% ETH $1,888 ▲ +0.3% XRP $1.0090 ▲ +0.39% SOL $76.2000 ▲ +0.77%
S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.21 ▼2.47 % ARI 4,407 ▼1.35 % S&P 500 7,799 ▲0.65 % DOW 53,840 ▲0.13 % NASDAQ 26,803 ▲0.81 % NAFTA 81.21 ▼2.47 % ARI 4,407 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Kosova

Miratimi i 24 vendimeve në mbledhjen e Qeverisë, a u shkel sërish Kushtetuta?

Në një mbledhje elektronike, qeveria në detyrë ka miratuar 24 vendime mbrëmjen e së mërkurës. Të gjitha pikat ishin pothuajse për emërimin e komisioneve të cilat më pas do zgjedhin drejtorët ekzekutiv të disa institucioneve. Disa organizata të shoqërisë civile, kanë reaguar duke i konsideruar vendimet e fundit si cenim serioz të rendit kushtetues.

Dhanë apo s’dhanë dorëheqje nuk dihet ende.

Por ministrat e qeverisë në detyrë mbrëmë, në një mbledhje elektronike votuan pro 24 pikave që i kishin në rend dite.

Pjesa dërmuese e tyre, ishin vendime për emërimin e komisioneve të pranimit për kategori të larta drejtuese, në institucione të rëndësishme nga Agjencia e Prokurimit e deri tek miratimi i komisionit për emërimin e drejtorit në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Por, në sytë e organizatave të shoqërisë civile, vendimet e kësaj mbledhje, janë shkelje e ligjeve e kushtetutës.

“të gjitha vendimet që i ka marrur mbrëmë qeveria në detyrë janë vendime të kundërligjshme dhe në vet kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës. Duhet ta keni parasysh që neni 72 i Kushtetutës dhe aktvendimi i Gjykatës Supreme e kanë përcaktuar se nuk mund të jesh edhe deputet edhe ministër”, ka thënë Liridon Salihi nga GLPS.

Salihi tha se kujtdo që i prekën interesat me këto vendime mund t’i drejtohen institucioneve të drejtësisë.

Që vendime të tilla janë të kundërligjshme e kanë thënë edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi të cilët kanë theksuar se vendimet janë marrë pa autoritet ligjor.

“Përmes këtyre vendimeve, Qeveria në detyrë lë dyshimin se po tenton të ndikojë në përzgjedhjen e drejtuesve të Thesarit të Kosovës, Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Agjencisë për Siguri Kibernetike, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, si dhe të një vargu institucionesh të tjera të rëndësishme. Këto nuk janë vende pune të zakonshme, por pozita nga të cilat administrohen financat publike, prokurimi, siguria, drejtësia dhe pasuria shtetërore. Kapja e procedurave sot mund të prodhojë kontroll institucional për vite të tëra.”

Ndërkohë, nga e premtja e kaluar, Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk ka kthyer përgjigje nëse ministrat në detyrë kanë dhënë dorëheqje para betimit si deputet./Tv Dukagjini/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.